Aktualitet

Fitoi £20,000 për 7 MINUTA live në TikTok nga burgu, i riu shqiptar shokon autoritetet britanike

The Sun shkruan se ai përdori një telefon të futur në mënyrë të paligjshme breda burgur, për të realizuar live-in në këtë plaformë online.

l.k
Fitoi £20,000 për 7 MINUTA live në TikTok nga burgu, i riu
Eugert Merizaj

LONDËR- Shqiptari Eugert Merizaj që ndodhet që nga viti 2022 në burgjet britanike ka fituar për 7 minuta nga një livestream në TikTok £20,000.

The Sun shkruan se ai përdori një telefon të futur në mënyrë të paligjshme breda burgur, për të realizuar live-in në këtë plaformë online. Shumën e parave ai e mori nga një lojë, ku ai së bashku me një person tjetër përpiqeshin të bindnin ndjekësit që të dërgojnë dhurata virtuale, të cilat më pas kthehen në para cash. Gjithashtu Meizaj përdori disa llogari të ndryshme në TikTok me ndjekës të ndryshëm për të mbledhur më shumë pikë. Nëpërmjet livestream-it për 7 minuta ai arriti të mblidhte 5,429,625 pikë, që ishin ekuivalente me £20,000.

Gazeta britanike shkruan se dyshohet se këtë para kalojnë në llogarinë e shokut të Eugertit, i cili ndodhet jashtë burgut.

“Gjatë live-it u vu re se i riu shqiptar u filmua duke përdorur këpucë të markës Dolce & Gabbana, dhe madje duke ndezur një cigare gjatë një tjetër live. Kur një shikues e pyeti se kur do të kthehej në Shqipëri, ai u mburr se nuk mund ta dëbonin pa nënshkrimin e tij.’- shkruan the Sun.

Kjo ngjarje ka shkaktuar reagim të mënjëhershëm të autoritetetve të larta britanike.

Sekretari i Shoqërisë për Drejtësinë Nicki Timothy, kritikoi këtë sjellje duke thënë: “Sistemi ynë i drejtësisë duhet të na mbrojë dhe të ndëshkojë kriminelët. Merizaj dhe të tjerë si ai duhet të ndëshkohen ashpër dhe të deportohen”.

Po ashtu një zëdhënës i Ministrisë së Drejtësisë tha: “Kjo sjellje është plotësisht e papranueshme. Kemi marrë masa të menjëhershme për të hequr këto postime dhe po hetojmë me urgjencë këtë incident”.

Menjëherë pas ngritjes së shqetësimit nga autirotetet britaike, kompania TikTok ka bllokuar llogartitë e të riu shqiptar, në mënyrë që ai të mos të tërheqë dot paratë e grumbulluara nga ky aktivitet.

Por kush është Eugert Merizaj?

Eugert Merizaj vrau me armë të një konkurenti të trafikut të drogës, Hemaëand Ali Hussein, të cilën e kreu në 2019 dhe në vitin 2022 ai u dënua me 32 vite burg.

Mediat shkruajnë se ai do të kthehet në qytetin e tij në Fier, pasi ka pranuar kërkesën për dënimin që përfundojë në Shqipëri./ZËRI

Poll

MOS HUMB