
TIRANË- Një përplasje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme gjatë protestës së opozitës në Tiranë. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka është përplasur me zv.drejtorin e Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga. Në një video të siguruar nga A2 CNN, dëgjohet Noka që i thotë se do të angazhohet personalisht për "shtypjen" e tij. Ndërsa më pas, në një prononcim për mediat, Noka e akuzoi Bizhën se i shërbente bandave të krimit dhe se kishte "urdhër" për të dhunuar protestuesit. Po ashtu, e akuzoi se ka nxjerrë në pritë Gjergj Mehmetin në vitin 1997 për ta vrarë.
MOMENTI ME VIDEO:
BISEDA MES TYRE:
Noka: Personalisht do të të shtyp në çdo aspekt!
Bizhga: Dëgjo! Unë i kam shërbyer 34 vite këtij shteti, majtas dhe djathtas. Unë jam në punë të vet.
Noka: Ti i shërben bandave dhe jo pushtetit. Ti i shërben krimit. Ti nuk ke lidhje me fytyrën e këtyre policave. Ti je pasqyrë e një krimi. Ti je pasqyrë e horrave, s’je polic ti.
(Protestues në distancë: Si e përdor dhunën mor burrë? A je familjarë, a ke kalamaj, si e përdor dhunën ti? Mor injorant! Ti je duke dalë në pension dhe përdor dhunën...)
Bizhga: E ke gabim ti!
(Protestuesi në distancë: Legen. Je duke dalë në pension dhe përdor dhunën. Si mor përdor dhunën? A ke nën, a ke babë, a ke kalamaj ti, a ke motër mor...)
Noka: Do ta paguajë një me një!/ZËRI