Aktualitet

Florjan Binaj kundër ndalimit të monopatinave në Tiranë: Le të marshojnë betonieret!

Përmes një videoje të publikuar në rrjete sociale, ai e ka quajtur masën absurde duke thënë se në vend që të ndalohen betonieret që “mbysin” rrugët dhe ajrin e kryeqytetit qeveria ndalon monopatinat.

f.g
Florjan Binaj kundër ndalimit të monopatinave në Tiranë: Le
Florjan Binaj, kandidat i pavarur

TIRANE- Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj ka reaguar me ironi pas vendimit për ndalimin e qarkullimit të qytetarëve me monopatina elektrike në Tiranë.

Përmes një videoje të publikuar në rrjete sociale, ai e ka quajtur masën absurde duke thënë se në vend që të ndalohen betonieret që “mbysin” rrugët dhe ajrin e kryeqytetit qeveria ndalon monopatinat.

POSTIMI I PLOTE:

Reagimi vjen pas vendimit që hyri në fuqi sot, ku u caktua se monopatinat elektronike nuk do të jenë më në qarkullim. Vendimi hyn në fuqi, pasi ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda bënë publike rregullat e reja për sigurinë publike në lidhje me përdorimin e monopatinave elektrike.

Arsyeja e ndalimit të monopatinave përkohësisht është shkak të rasteve të shtuara të aksidenteve nga monopatinat. Vetëm gjatë vitit të kaluar, janë regjistruar 991 raste aksidentesh të shkaktuara nga monopatinat./ZËRI

Poll

MOS HUMB