Aktualitet

Fluks hyrjesh në Kakavijë, policia kufitare: Pala greke shtoi sportelet, po punohet me ritme të shpejta

Nga të dhënat zyrtare, mësohet se gjatë 24 orëve të fundit janë përpunuar 15,112 shtetas në hyrje dhe dalje, prej të cilëve 10,551 kanë hyrë në territorin shqiptar dhe 4,561 kanë dalë.

zh.ll
Fluks hyrjesh në Kakavijë, policia kufitare: Pala greke shtoi
Pamje nga Kakavija

KAKAVIJË- Pika kufitare e Kakavijës është përballur me një fluks të lartë udhëtarësh, emigrantë dhe turistë që udhëtojnë drejt Shqipërisë, duke shkaktuar pritje dhe radhë të gjata automjetesh. Nga të dhënat zyrtare, mësohet se gjatë 24 orëve të fundit janë përpunuar 15,112 shtetas në hyrje dhe dalje, prej të cilëve 10,551 kanë hyrë në territorin shqiptar dhe 4,561 kanë dalë. Po ashtu, janë përpunuar 4,942 mjete, nga të cilat 3,578 në hyrje dhe 1,364 në dalje. Për të përballuar këtë fluks, pala shqiptare po punon me 3 sportele. Nga ana tjetër, pala greke po punon vetëm me dy sportele. 

Ndërkohë, Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër ka reaguar duke njoftuar se kanë kontaktuar me homologët e saj grek, të cilët kanë shtuar sportele për në hyrje të Shqipërisë dhe po punohet me ritme të shpejta.

Njoftimi:

Reagim i Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër

Në lidhje me një lajm të publikuar për radhë kilometrike, në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije, ju sqarojmë se ka patur fluksi të shtuar në hyrje të Shqipërisë.

Policia Kufitare e Kakavijes ka kontaktuar me homologët e saj grek, të cilët kanë shtuar sportelet për në hyrje të Shqipërisë dhe po punohet me rritme të përshpejtuara për të mos krijuar radhë të gjata.

Aktualisht, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, po punohet me 5 sportele dhe 2 sportele në dalje kurse nga pala greke po punohet me 3 sportele në hyrje dhe 2 sportele në dalje. Prej orës 08:00-16:00, nëpërmjet pkk Kakavije kanë hyr-dal 5482 shtetas dhe 2090 automjete.

Pika e Kalimit Kufitar Kakavije është në kontakt të vazhdueshëm me palën greke, me qëllim menaxhimin e fluksit dhe shmagien e radhëve të gjata.

Fluks i lartë është regjistruar gjatë diëve të fundit edhe në Kapshticë, teksa udhëtarët janë detyruar të presin në radhë të gjata për shkak të palës greke që punon me sportele të reduktuara. Gushti që konsiderohet si periudha më e ngarkuar për këtë pikë kufitare gjatë gjithë sezonit veror, ka shënuar fluks të qytetarëve dhe automjeteve që në javën e parë, ndërsa piku pritet të jetë më 15 gusht./ZËRI

Poll

MOS HUMB