TIRANË- Është mbajtur sot protesta e dytë kundër projektligjit për barazinë gjinore në sheshin Skënderbej. Dhjetra qytetarë dhe aktivistë organizuan tubimin nën moton “Mos ma prek familjen”, ndërsa protestuesit i kërkuan Presidentit të vendit Bajram Begaj që të mos e dekretojë ligjin, duke e cilësuar atë si një kërcënim për familjen tradicionale shqiptare.
Përveç thirrjeve dhe pankartave, protestuesit firmosën një peticion që do t’i dorëzohet Presidencës dhe kërkuan organizimin e një referendumi për të vendosur vetë populli mbi këtë çështje. Tubimi u shoqërua me momente simbolike, ku nuk munguan flamujt kombëtarë dhe u këndua himni kombëtar. Protesta e parë u mbajt me 6 nëntor para Kuvendit të Shqipërisë, në të njëjtën ditë kur ku projektligj u miratua nga socialistët me 77 vota pro./ZËRI