Aktualitet

FOTOLAJM/ Zjarr i madh në landfillin e Bushatit, 20 forca zjarrfikëse në terren

Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje, duke angazhuar 7 mjete zjarrfikëse dhe mbi 20 efektivë për shuarjen e flakëve.

l.k
FOTOLAJM/ Zjarr i madh në landfillin e Bushatit, 20 forca zjarrfikëse
Pamje nga vendngjarja

SHKODËR- Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të diel vend-depozitimin e mbetjeve në landfillin e Bushatit, në afërsi të Shkodrës. Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje, duke angazhuar 7 mjete zjarrfikëse dhe mbi 20 efektivë për shuarjen e flakëve.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Sipas informacioneve, zjarri aktualisht është vënë nën kontroll, megjithatë rreziku mbetet ende i pranishëm për shkak të natyrës së mbetjeve, çka mund të sjellë riaktivizim të vatrave të zjarrit. Shërbimet zjarrfikëse po vijojnë monitorimin e situatës dhe po punojnë për neutralizimin e plotë të flakëve. Deri në këto momente, nuk ka informacion zyrtar mbi shkaqet e rënies së zjarrit./ZËRI

Poll

MOS HUMB