IRANË- Një punonjëse filipinase dyshohet se ka grabitur sende me vlerë mbi 100 mijë euro në një nga rezidencat më të shtrenjta në kryeqytet, në kompleksin “Ambassador 3”.
Sipas informacioneve, ajo ka marrë:
-dy çanta Chanel me vlerë rreth 12 mijë euro
-dy çanta Hermès, njëra me vlerë 46,000 euro dhe tjetra 6,600 euro
-një unazë me diamant me vlerë 15,000 euro
-një palë vathë me diamant 1 karat, me vlerë rreth 10,000 euro
Gjithashtu, punonjësja dyshohet se ka marrë edhe shuma parash që variojnë nga 100 deri në 500 euro, ndërsa raportohet se gjatë kohës që punonte si pastruese në këtë rezidencë ka kryer edhe vjedhje të tjera. Në total, ajo dyshohet se i ka marrë familjes shqiptare rreth 20,000 euro cash.
Punonjësja punonte me kohë të pjesshme në rezidencën e familjes shqiptare si pastruese. Ajo punonte në mënyrë të paligjshme dhe më herët ishte dëbuar nga autoritetet vendase. Aktualisht, autoritetet janë vënë në ndjekje të saj, ndërsa po hetojnë edhe mënyrën se si është punësuar./ZËRI