
DURRËS- Banorët e zonës së ish-Kënetës në Durrës kanë dalë në protestë, duke ngritur shqetësimin për rrezikun e përmbytjeve me nisjen e sezonit të shirave dhe duke kërkuar ndërhyrje konkrete nga institucionet.
Protesta ka sjellë edhe bllokimin për më shumë se 30 minuta të aksit rrugor që lidh zonën me autostradën Durrës-Tiranë, duke shkaktuar vështirësi në qarkullim dhe trafik të rënduar.
View this post on Instagram
Banorët të zonës së njohur edhe si Durrësi i Ri, kërkojnë investime në infrastrukturë për të shmangur përsëritjen e situatave të përmbytjeve të viteve të kaluara. Në fokus të kërkesave të tyre janë asfaltimi i rrugëve, ndriçimi publik dhe ndërhyrjet në kanalizime.
Gjatë protestës, disa prej banorëve kanë ngritur edhe shqetësimin për dëmshpërblimet për dëmet e shkaktuara nga përmbytjet e mëparshme, duke deklaruar se ende nuk i kanë përfituar ato.
Protesta është mbështetur edhe nga deputetë të Partisë Demokratike ndërsa banorët kërkojnë që ndërhyrjet të kryhen përpara reshjeve të dendura, me qëllim shmangien e një tjetër situate problematike në zonë./ZËRI