Aktualitet

Fshehën 1 mln euro fitim dhe përdornin ilaçe të ndaluara- Bllokohet "Medicare", pranga administratorit

Po ashtu në ambientet e spitalit janë gjetur medikamente të ndaluara për përdorim

E.K
Fshehën 1 mln euro fitim dhe përdornin ilaçe të ndaluara-
Pamje nga spitali

Tiranë- Sektori për krimin ekonomik në Policinë e Tiranës, ka bllokuar spitalin privat "International Medicare", që ndodhet në zonën e “Zogut të Zi”, pasi kanë fshehur 1 milionë euro fitime. Po ashtu në pranga është vënë administratori i kompanisë, si dhe janë shpallur në kërkim dy ortakët e tjerë. Burime bëjnë me dije për “ZËRI” se në pranga është vënë administratori i spitalit, Edmond Zaja, 62 vjeç, ndërsa janë shpallur në kërkim bashkëaksionerët, shtetasi turk Bilal Kara, 45 vjeç, si dhe Geriana Arapi, 32 vjeçe.

Gjatë periudhës hetimore disamujore, në koordinim me Prokurorinë e Tiranës, si dhe nga kontrollet në subjekt, u konstatua se nëpërmjet lëshimit të faturave të pafiskalizuara, ishte kryer evazion fiskal me vlerë mbi 1 000 000 euro. Gjithashtu, në spital përdoreshin medikamente të dyshuara të kontrabanduara, të ndaluara për përdorim, nga autoritetet kompetente, si dhe ishin punësuar pa u siguruar, 5 shtetas.


NJOFTIMI I POLICISË: Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, operacioni policor i koduar “Bilanci”. Si rezultat i administrimit disamujor të një informacioni të siguruar në rrugë policore, dokumentohen krime ekonomike dhe krime kundër shëndetit, të kryera për llogari të një spitali privat në Zog të Zi.

Nga hetimet dhe kontrollet rezultoi se:

-subjekti nuk kishte deklaruar fitime me vlerë mbi 1 000 000 euro, gjatë periudhës 2024-2025;

-shërbimet spitalore në këtë subjekt kryheshin me produkte të ndaluara për përdorim;

-në këtë subjekt punonin shtetas të pasiguruar.

Bllokohet subjekti.

Arrestohet administratori i spitalit privat.

Shpallen në kërkim 2 bashkaksionerët.

Sekuestrohen 100 blloqe me mandate të pafiskalizuara, 27 lloje medikamentesh të dyshuara të skaduara dhe 6 njësi kompjuterike.

Gjatë operacionit “Bilanci”, shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare arrestuan administratorin e spitalit, shtetasin E. Z., 62 vjeç, si dhe shpallën në kërkim bashkaksionerët e subjektit, shtetasin turk B. K., 45 vjeç dhe shtetasen shqiptare G. A., 32 vjeçe.

Gjatë periudhës hetimore disamujore, në koordinim me Prokurorinë e Tiranës, si dhe nga kontrollet në subjekt, u konstatua se nëpërmjet lëshimit të faturave të pafiskalizuara, ishte kryer evazion fiskal me vlerë mbi 1 000 000 euro. Gjithashtu, në spital përdoreshin medikamente të dyshuara të kontrabanduara, të ndaluara për përdorim, nga autoritetet kompetente, si dhe ishin punësuar pa u siguruar, 5 shtetas.

Punohet për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe për provimin e plotë të këtyre veprimtarive kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. /ZËRI 

Poll

MOS HUMB