Aktualitet

Kodi i ri Penal/ Rakipi: Të falet prostitucioni, dënim për shpifjen dhe pirjen e alkoolit në publik

Sipas tij duhet të dënohet edhe bigamia dhe pirja e alkoolit në publik

F.I
Kodi i ri Penal/ Rakipi: Të falet prostitucioni, dënim për
Arben Rakipi

TIRANË-Drejtori i Magjistraturës, Arben Rakipi në tryezën e parë të dikutimit për draftin e Kodit të ri Penal ka listuar disa prej veprave më të diskutuara. Rakipi propozoi të hiqet dënimi për prostitucionin, një çështje që, sipas tij, nuk është diskutuar sa duhet publikisht, por që duhet të trajtohet me qasje të re ligjore. Nga ana tjetër ai u shpreh se vepra si shpifja duhet të vazhdojnë të penalizohen. Po ashtu sipas tij duhet të dënohet edhe bigamia dhe pirja e alkoolit në publik.

"1.5 vjet burg dhe gjobë parashikon Kodi aktual për prostitucionin, ndërsa projekti ynë orienton, lidhet edhe me masa të tjera penalizimi. Të depenalizohet ushtrimi i këtij profesioni! Për fat të keq duhet të përdor termin profesion, për vajzën apo djalin që e ushtron me vullnet të lirë. Kodi italian e francez nuk e dënon ushtrimin e prostiticuonit dhe ne tendencën e kemi atje. Unë mendoj se terreni shqiptar nuk mbahet më me lëndë penale, sidomos në këtë fushë. Ky lloj profesioni ka marrë përkrahje të gjerë që demonstrohet haptasi edhe nga influencerët e jetës të të miturve apo të tjerëve në vend. Për rrjedhojë lënda penale tashmë është e padobishme. Ja vlen të penalizohet bigamia, pirja e alkoolit në publik. Shpifja, mund të shpifë kudo, nuk është e domosdoshme që subjekti të jetë gazetarë.  Ekziston mundësia që mund të gabojë, dhe atij i duhet një mbrojtje, nga gabimi i zakonshëm në punë. Këtë e kemi përjashtuar. Çështja e shpifjes merr shumë autoritet politik, ata do thonë opinionet e tyre, por këmbëngulja jonë duhet të zbutet dhe të vendoset në ekuilibër të interesave që sapo përmenda. Të mos anashkalohen elementët juridikë, që lidhen me normat ndërkombëtare”-u shpreh Rakipi.

Poll

MOS HUMB