DHËRMI- Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka ndëshkuar me 1 milionë lekë gjobë kompaninë “Gjikuria.”
Drejtoria Qendrore e IKMT-së kreu inspektim në zonën e Dhërmiut ku konstatoi një vend depozitim mbetjesh inerte dhe dhera të dala nga gërmimet në krye të fshatit. Siç bëhet me dije në njoftim, kompania në fjalë kishte kryer shkelje sepse nuk ishte e pajisur me Leje Mjedisi të tipit B shtojca 5.2.
Sakaq, për shkak të shkeljeve të konstatuara, kompanisë i është pezulluar aktiviteti deri në pajisjen me lejen përkatëse. Gjithashtu, kompania ka detyrimin për të rehabilituar zonën ku janë kryer depozitimet e inerteve, brenda një afati të arsyeshëm./ZËRI