Aktualitet

Fshihte kokainën në banesën e nënës së tij, arrestohet 30-vjeçari shqiptar në Greqi: Kam borxhe…!

Ndërsa për të transportuar kokainën përdorte makinën e dikujt tjetër, për të shmangur identifikimin nga autoritetet.

I.F
Fshihte kokainën në banesën e nënës së tij,
Droga e sekuestruar

GREQI- Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar në Rodos, Greqi së bashku me nënën e tij, pasi akuzohen për trafik kokaine. Por, pas arrestimit i riu u la në paraburgim, ndërsa nëna e tij u lirua me kusht. Sipas mediave greke, hetimi filloi pas një informacioni anonim të marrrë nga autoritetet, ku u lajmëruan se 30-vjeçari, i cili ishte arrestuar më parë për trafik droge dhe u lirua me kusht, ishte  rikthyer në trafikimin e kokainës.

Gjatë hetimeve u zbulua se i riu shqiptar kishte marrë me qira një apartament në katin e parë të një pallati në Ialyssos për të ushtruar aktivitetin e jashtëligjshëm. Ndërsa për të transportuar kokainën përdorte makinën e dikujt tjetër, për të shmangur identifikimin nga autoritetet.

Ai u pikas nga autoritetet greke për shkak të aktiviteteve të dyshimta, kryesisht në orët e pasdites dhe të natës. 30-vjeçari dilte nga shtëpia dhe hipte në automjet, duke kryer manovra të shumta kundërvëzhgimi, ndryshonte papritura drejtimin dhe kthehej shpesh në rurgë, duke u përpjekur të dallonte çdo oficer policie që e ndiqte.

Operacioni i kapjes

Mëngjesin e 26 prillit 2025, u organizua një operacion policor. Në orën 09:10, 30-vjeçari u pa duke dalë nga shtëpia e tij. Nën mbikëqyrjen e autoritetit gjyqësor, u krye një kontroll trupor pa gjetur asgjë dhe më pas u krye një kontroll në banesën e tij, gjithashtu pa rezultate të menjëhershme.

Për shkak të indikacioneve, policia kontrolloi edhe apartamentin në katin e sipërm, ku jetonte nëna e tij, pasi 30-vjeçari kishte çelësat. Me ndihmën e një qeni për zbulimin e drogës, u gjetën një qese plastike që përmbante 12 pako kokainë me një peshë totale bruto prej 882.6 gramësh u gjet në dollapin e një dhome gjumi. Në të njëjtën kohë, u gjet edhe një peshore elektronike precize.

Sipas hetimeve, 30-vjecari kishte përfituar afërsisht 88,260 euro, duke marrë parasysh se çmimi i shitjes në Rodos është rreth 100 euro për gram. 30-vjeçari pranoi krimin, duke thënë se kishte një borxh prej 18,000 eurosh ndaj një rrjeti trafikimi kokaine nga një rast i mëparshëm i posedimit të 220 gramëve për të cilin ishte ndaluar përkohësisht, dhe se iu kërkua urgjentisht të shlyente borxhin pas lirimit të tij, dhe për këtë arsye ai mori përsipër sasinë specifike pa dijeninë e nënës së tij. Nëna e tij, nga ana tjetër, deklaroi se nuk e kishte idenë për aktivitetin kriminal të të birit./ZËRI

Poll

MOS HUMB