
Zegjine Caushi dhe Ervin Hoxha
TIRANË- Qëndresa Qytetare ka denoncuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kandidaten socialiste për deputete në Roskovec, Zegjine Çaushin dhe ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha. Sipas kallëzimit të ngritur, ata kanë përdorur asetet shtetërore në fushatën zgjedhore.
Sipas Qëndres Qytetare, Hoxha u fotografua në Tiranë, teksa shpërndante një kuti me fletushka për zgjedhjet parlamentare, duke përdorur makinën zyrtare.

Dokumenti

Dokumenti
Ndërsa, Çaushi është fotografuar duke kryer fushatë në ambientetet e shkollës 9-vjeçare “Rramen Dashi” në Arapaj. KQZ ka lajmëruar se ka nisur hetimet ndaj ministrit të Brendshëm./ZËRI
Poll