Aktualitet

Nga "0900"-ta tek "ku*vat e partisë"! "Etika" përjashton Bardhin dhe Balliun, "shpëton" Ballën

Ndërkohë për Taulant Ballën, Sekretariati i Etikës nuk ka marrë një vendim për ta dënuar, duke rrëzuar kështu kërkesën e PD për përjashtimin e tij. 

zh.ll
Nga "0900"-ta tek "ku*vat e partisë"! "Etika"
Pamje nga sherri në Kuvend

TIRANË- Sekretariati i Etikës i mbledhur këtë të hënë vendosi përjashtimin me 10 ditë të kreut të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi si edhe deputetit tjetër demokrat, Klevis Balliu. Ndërkohë për Taulant Ballën, Sekretariati i Etikës nuk ka marrë një vendim për ta dënuar, duke rrëzuar kështu kërkesën e PD për përjashtimin e tij. 

Një ditë pas seancës së Kuvendit, Grupi Parlamentar i PD-së kërkoi përjashtimin e Taulant Ballës me 60 ditë nga Kuvendi pas komentit të tij për Albana Vokshin. "Për ty kemi numrin 0900”, ishte kjo fraza e përdorur nga Balla që nxiti edhe përplasjet me demokratët në seancë. Në deklaratën e tyre, demokratët e akuzojnë Ballën për përdorim të gjuhës fyese, seksiste dhe diskriminuese ndaj deputetes Albana Vokshi. Sipas kërkesës të firmosur nga 21 deputetë, kjo sjellje shkel Rregulloren e Kuvendit dhe Kodit të Sjelljes së Deputetëve, të cilat ndalojnë fyerjet, gjuhën diskriminuese dhe çdo formë ngacmimi.

Nga ana tjetër, socialistët kërkojnë të dënojnë reagimet e demokratëve, të cilët kaluar deri në përplasje fizike pas deklaratës së Ballës. Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste kanë kërkuar marrjen e masave disiplinore ndaj deputetëve të PD-së, Gazment Bardhi me 10 ditë dhe Klevis Balliu me 30 ditë. Sipas socialistëve, gjatë seancës plenare të 5 marsit 2026, dy deputetët demokratë kanë penguar zhvillimin normal të punimeve të Kuvendit, duke përdorur gjuhë të papërshtatshme dhe duke bllokuar foltoren e Kuvendit.

Miratimi i dy kërkesave nga Sekretariati do të bënte që të tre mos të jenë të pranishëm në seancën e 12 marsit ku do të votohen raportet e PS dhe PD për kërkesën e SPAK lidhur me arrestimin e Belinda Ballukut./ZËRI

Poll

MOS HUMB