TIRANË- Komisioni i Ligjeve iu ka dhënë "OK" të 26 kandidatëve për Avokatin e Popullit, ndërsa tashmë është në dorën e Grupeve Parlamentare për të mbështetur me firmë kandidatët në listë. Këta të fundit, duhet të sigurojnë 28 firmash deputetësh që të kalojnë për votim në Kuvend.
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla iu bëri thirrje grupeve të tjera që të ulen dhe t'i japin fund ngërçit prej tre vitesh dhe të zgjedhin zëvendësuesin e Erinda Ballancës. Ndërkohë që Partia Demokratike ka firmosur për disa kandidatë që vijnë nga radhët e saj, pasi një deputet është lejuar që të mbështesë më shumë se një kandidat. Nga ana tjetër, PS ende s'ka firmosur asnjë deputet.
Lista e plotë e kandidatëve për postin e Avokatit të Popullit:
1.Adriana Kalaja
2. Aranita Brahaj
3. Anton Kosteri
4. Anton Lleshaj
5. Besim Ndregjoni
6. Dardan Mustafaj
7. Endri Papajorgji
8. Endrit Shabani
9. Fatjona Male
10. Genta Tafa
11. Gerti Shella
12. Gëzim Allaraj
13. Ismail Tafani
14. Jola Hysaj
15. Juliana Hoxha
16. Laureta Roshi
17. Lulzim Hamitaj
18. Mirela Biba
19. Myrteza Myftari
20. Robert Gajda
21. Saimir Vishaj
22. Shkëlqim Sulo
23. Suela Koçibellinj
24. Tartar Bazaj
25. Valentina Teodoresku
26. Skënder Haluci
Mbështetja e kandidatëve duhet të paraqitet brenda datës 2 dhjetor 2025.Avokati i Popullit kërkon 84 vota. Tradicionalisht ky post i është besuar opozitës, por mosmarrëveshjet politike kanë bërë që zgjedhja e Avokatit të ri të Popullit, të zvarritet mbi 3 vjet./ZËRI