Aktualitet

Gati dy muaj nga atentati në "Rinas"! HETIMET: Vrasësit e Gilmando Danit dhe Muçi Shaljanit u larguan me ambulancë

Autorët pasi kryen atentatin dhe dogjën mjetin tip 'Toyota' me targa greke që përdorën në krim në fshatin, janë larguar me një mjet të kamufluar si ambulancë.

F.I
Gati dy muaj nga atentati në "Rinas"! HETIMET: Vrasësit e
Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani

TIRANË-Teksa ka kaluar mbi një muaj pas atentatit në Rinas, ku mbetën të vrarë Gilmand Dani dhe Muçi Shaljani, Policia ende nuk ka rënë në gjurmët e autorëve dhe hetimet vijojnë për kapjen e tyre. Hetimet janë fokusuar te vëzhgimi i qindra kamerave sigurie, ku janë siguruar të dhëna me interes për grupin hetimor.

Sipas burmeve për A2 CNN autorët, pasi kryen atentatin dhe dogjën mjetin tip 'Toyota' me targa greke që përdorën në krim në fshatin, janë larguar me një mjet të kamufluar si ambulancë. Hetuesit kanë dyshime që mjeti i kamufluar si ambulancë ka qenë në zonën pranë rrethit të Rinasit kur ka ndodhur atentati dhe më pas është larguar në drejtim të fshatit Halil pasi kanë pritur ekzekutorët.

Kujtojmë se autorët pas ngjarjes e dogjën mjetin Toyota që përdorën në krim në një zonë të pyllëzuar dhe kodrinore në fshatin Halil, aty ku dyshohet se i priste edhe mjeti tjetër i kamufluar si ambulancë për t’u larguar në drejtim të paditur.

Si ndodhi atentati i Rinasit

Gilmando Dani, mik dhe bashkëpunëtor i Emiljano Shullazit u ekzekutua mesditën e 11 nëntorit me breshëri plumbash pranë aeroportit 'Nënë Tereza', teksa i plagosur rëndë mbeti edhe miku i tij, që e shoqëronte Muçi Shaljani Sheqeri, agjent i AMP-së. Ky i fundit ndërroi jetë disa ditë më pas në spitalin e Traumës në Tiranë, si pasojë e plagëve të marra.

Ndaj automjetit të tyre 'Benz' u qëllua nga persona të paidentifikuar me një mjet tip “Toyota Yaris”, e cila u gjet e djegur pak minuta pas ngjarjes në Fushë Krujë. Autorët e maskuar dhe të veshur me uniforma që ngjanin me ato të policisë, kanë qëlluar në drejtim të mjetit, duke e ndaluar atë në vend. Më pas, një prej autorëve ka zbritur nga makina, ka rimbushur armën dhe ka qëlluar sërish në drejtim të Gilmando Danit, i ulur në sediljen e pasagjerit./ZËRI

Poll

MOS HUMB