Aktualitet

“Wizz Air” me kushte të reja! Gazetares Klodiana Lala i ndodh e papritura: Hiq çantën e dorës ose paguaj

Sipas 'Wizz Air' gratë që duan të mbajnë çantën e dorës gjatë udhëtimit duhet të paguajnë.

F.I
“Wizz Air” me kushte të reja! Gazetares Klodiana Lala i ndodh e
Klodiana Lala

TIRANË-Incidentet me kompaninë e fluturimit “Wizz Air” nuk kanë të ndalur. Së fundmi gazetarja Klodiana Lala ka denoncuar në rrjete sociale një problematikë që i ndodhi me kompaninë ajrore. Konkretish gazetares i është ndaluar të mbajë çantën e dorës. Sipas 'Wizz Air' gratë që duan të mbajnë çantën e dorës gjatë udhëtimit duhet të paguajnë.

Klodiana Lala: Sipas Wizz grate sduhet te mbajne canta dore ne udhetim. Ndryshe te detyrojne te paguash. Sapo me ndodhi. Kjo praktike duhet te marre fund. Nese nje avokat hap proces gjyqesor cdo demshperblim qe do fitoje le ta gezoje.
Kesaj kompanie duhet qe shteti ti kontrolloje bilancet dhe menyren e operimit. Ndryshe abuzimet do behen mal...

Mënyra se si operon "Wizz Air" është bërë shpesh problem. Kompania është kritikuar për vonesat dhe për praktikën e overbooking-ut, duke shitur më shumë bileta sesa kapaciteti i avionëve, me arsyetimin se një pjesë e udhëtarëve zakonisht nuk paraqiten në nisje./ZËRI

Poll

MOS HUMB