Aktualitet

Dosja e tunelit të Llogarasë/ Gentian Gjyli dhe Erald Elezi dalin nga "arresti shtëpiak"

Të dy ndodheshin në masën e arrestit në shtëpi, e cila u zëvendësua me masat e “detyrimit për paraqitje” dhe “ndalimit për të dalë jashtë vendit”.

F.I
Dosja e tunelit të Llogarasë/ Gentian Gjyli dhe Erald Elezi dalin nga
Erald Elezi dhe Gentian Gjyli

TIRANË-Gjykata e Posaçme ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-kreun e Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Gentian Gjyli, si dhe ish-administratorin e KESH-it, Erald Elezi. Të dy ndodheshin në masën e arrestit në shtëpi, e cila u zëvendësua me masat e “detyrimit për paraqitje” dhe “ndalimit për të dalë jashtë vendit”.

Gjyli dhe Elezi janë marrë të pandehur nga Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK), pasi akuzohen për tenderin e tunelit të Llogarasë, çështje për të cilën u mor e pandehur edhe ish-zv.kryeministrja, Belinda Balluku. Provat ndaj Gjylit dhe Elezit janë siguruar nga materialet e sekuestruara në telefonin e ish-drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi, i cili gjithashtu është nën hetim për këtë dosje.

Për Gentian Gjylin SPAK kërkon 1.6 vite burg për shkelje të barazisë në tendera në 2 episode dhe heqje të së drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5-vjeçare. I njëjti dënim është kërkuar edhe për Erald Elezin, ish-drejtor i KESH. 

Poll

MOS HUMB