Aktualitet

Sherri për kamerat e sigurisë! Pjerin Bitani plagosi me armë Vladimir Bruçin: Më ofendoi para familjarëve

Bitani, i cili kishte një lokal pranë parkimit, kishte shprehur shqetësimin se kamerat ishin të orientuara nga ambienti i tij dhe jo vetëm nga hapësira që duhej të monitoronin.

F.I
Sherri për kamerat e sigurisë! Pjerin Bitani plagosi me armë
Autori Pjerin Bitani

SHKODËR-Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja me armë zjarri ndodhur pasditen e djeshme në Shkodër, ku Pjerin Bitani plagosi me armë zjarri fqinjin e tij Vladimir Bruçin. Bitani u vetëdorëzua në Polici disa orë pas ngjarjes, duke zbardhur edhe detaje rreth konfliktit.

Sherri mes dy fqinjëve dyshohet se ka nisur për shkak të kamerave të sigurisë të vendosura në zonën e parkimit të Bruçit. Bitani, i cili kishte një lokal pranë parkimit, kishte shprehur shqetësimin se kamerat ishin të orientuara nga ambienti i tij dhe jo vetëm nga hapësira që duhej të monitoronin.

Sipas dëshmisë së dhënë nga Bitani në polici, përplasja mes dy fqinjëve ka vijuar në një pjesë të rrugës pranë lokalit, ku situata është përshkallëzuar pas një debati verbal. 70-vjeçari ka pretenduar se Bruçi e ka ofenduar në prani të familjarëve që ndodheshin në lokal. Pikërisht në këtë moment, sipas versionit të tij, Bitani ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të Bruçit. 

Arma e krimit ende nuk është gjetur. Bitani ka pretenduar se armën e ka hedhur gjatë largimit, por nuk ka përcaktuar vendndodhjen e saktë. Pavarësisht kontrolleve të kryera nga policia, arma ende nuk është gjetur./ZËRI

Poll

MOS HUMB