Aktualitet

Gërmime arkeologjike në Kalanë e Gjirokastrës, zbulohet një kullë e antikitetit të vonë

Ka qenë kryeministri Edi Rama, ai që ka ndarë i pari pamjet nga gërmimet duke zbuluar edhe detaje.

k.m.
Gërmime arkeologjike në Kalanë e Gjirokastrës, zbulohet
Pamje nga kalaja

GJIROKASTËR- Gërmimet arkeologjike që po bëhen në kalanë e Gjirokastrës kanë zbuluar një thesar të vërtetë! Zbulimet e para përfshijnë gjurmë të një kulle të periudhës së antikitetit të vonë (shek. V–VI pas Kr.). Ka qenë kryeministri Edi Rama, ai që ka ndarë i pari pamjet nga gërmimet duke zbuluar edhe detaje. Sipas asaj që bën me dije kreu i qeverisë, punimet kanë nxjerrë në dritë skeletin e një kali dhe të një luftëtari pranë tij. Po ashtu, janë zbuluar objekte arkeologjike të periudhës së Bronzit të Mesëm dhe të Vonë.

Sipas kryeministrit, gërmimet do të vijojnë edhe në ditët në vijim.

"Gërmimet arkeologjike në kalanë e Gjirokastrës. Zbulimet e para përfshijnë gjurmë të një kulle të periudhës së antikitetit të vonë (shek. V–VI pas Kr.). Punimet gjithashtu kanë nxjerrë në dritë skeletin e një kali dhe të një luftëtari pranë tij dhe poashtu, janë zbuluar objekte arkeologjike të periudhës së Bronzit të Mesëm dhe të Vonë, që dëshmojnë për fazat më të hershme të ndërtimit dhe funksionit të kalasë. Gërmimet vijojnë dhe zbulimet që priten në javët në vijim mund të sjellin dimensione të reja mbi historinë e qytetit dhe trashëgiminë tonë kulturore,"-shkruan Rama.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Kalaja e Gjirokastrës është një nga monumentet më të rëndësishme historike dhe kulturore të Shqipërisë. Kalaja është ndërtuar në shekullin XIII si një fortifikim i hershëm dhe ka pësuar zgjerime të rëndësishme gjatë periudhave osmane dhe të Ali Pashë Tepelenës në shekullin XIX. Kalaja e Gjirokastrës si histori e lidhur me qytetin e Gjirokastrës, përmendet për herë të parë si qytet dhe kështjellë në vitin 1336. Në këto vite, ajo ishte qendra e feudalëve shqiptarë Zenevisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB