Aktualitet

“Protesta e heshtur” e pronarëve të bizneseve në Korçë kundër aksionit të qeverisë për lirimin e hapësirave publike!

Niko Treska, Endri Bakullati dhe Olsi Xhambello janë tre prej biznesmenëve që kanë mbyllur bizneset e tyre në pedonale dhe mbi xhama kanë ngjitur fletushka si mesazhe për pushtetin vendor dhe jo vetëm.

k.m.
“Protesta e heshtur” e pronarëve të bizneseve në
Pyetjet e bizneseve

KORÇË- Një pjesë e bizneseve që operojnë në pedonalen e qytetit të Korçës për dy orë nuk kanë ofruar shërbim ndaj klientëve, si shenjë proteste ndaj aksionit të qeverisë për lirimin e hapësirave publike. Niko Treska, Endri Bakullati dhe Olsi Xhambello janë tre prej biznesmenëve që kanë mbyllur bizneset e tyre në pedonale dhe mbi xhama kanë ngjitur fletushka si mesazhe për pushtetin vendor dhe jo vetëm.

Ata kërkojnë shtyrjen e afatit të prishjes së strukturave metalike të biznesit të tyre, pasi sipas tyre, në gusht presin fluksin më të madh të turistëve dhe prishja e biznesit do të ndikojë tek të ardhurat e tyre. Ndaj kanë varur disa pyetje për të cilat ende nuk kanë marrë përgjigje.

PYETJET E BIZNESMENËVE: 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

-Ku fshihet qëllimi real? Doni të na zboni nga Shqipëria?

-Pse kjo arrogancë? Pse kjo prepotencë? Pse ky diktat?

-Flitet për partneritet qeveri-biznes por ndjemë pabesi dhe pasiguri.

Nga ana tjetër, kryetari i bashkisë Korçë Sotiraq Filo tha se në takimin që ka patur me grupet e interesit që operojnë në pedonale u ka kërkuar të respektojnë afatin deri në datën 2 Gusht./ZËRI

Poll

MOS HUMB