Aktualitet

VD- Gjendet armë zjarri pranë stadiumit në Korçë, u zbulua nga fëmijët

Arma e zjarrit, tip “kallashnikov” ishte hedhur e mbështjellë në qese.

I.F
VD- Gjendet armë zjarri pranë stadiumit në Korçë, u
Arma e gjetur

KORÇË- Një armë zjarri është gjendur pranë stadiumit të Korçës mesditën e sotme. Bëhet me dije se kanë qenë fëmijët ata që e kanë gjetur dhe kanë lajmëruar persona të tjerë të rritur. Arma e zjarrit, tip “kallashnikov” ishte hedhur e mbështjellë në qese. Ajo do t’i nënshtrohet ekspertizës nëse është përdorur për ngjarje kriminale.

Korçë/Informacion paraprak

Në lagjen nr. 10, Korçë, në një ambient të hapur, në vendin e quajtur “Pishat”, është gjetur e mbështjellë me një qese plastike një armë zjarri e dyshuar kallashnikov. Arma e zjarrit do të dërgohet në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminim të mëtejshëm, për të verifikuar nëse është përdorur në ngjarje kriminale. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rastit.

Autoritetet kanë marrë masat për të larguar fëmijët nga vendngjarja, të cilët stërviten në stadium. Mësohet se kanë nisur hetimet për të indentifikuar personin që mund ta ketë armën./ZËRI

Poll

MOS HUMB