Aktualitet

Gjendet i masakruar me thikë 82-vjeçari në Durrës

Nga të dhënat e deritanishme, Policia bën të ditur se viktima, Paulin Gina ka prerje në fyt dhe fytyrë.

k.m.
Gjendet i masakruar me thikë 82-vjeçari në Durrës
Foto iluatruese

DURRËS- Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Durrësit, ku një i moshuar është gjetur i masakruar me thikë në banesën e tij.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.16 të qytetit bregdetar. Nga të dhënat e deritanishme, Policia bën të ditur se viktima, Paulin Gina ka prerje në fyt dhe fytyrë. Por ende nuk dihet se cilat ishin rrethanat e sulmit ndaj të viktimës.

Aktualisht grupi hetimor është në vendin e ngjarjes dhe ka nisur nga puna për zbardhjen e motivit të vrasjes dhe kapjen e autorit./ZËRI

Poll

MOS HUMB