Aktualitet

GJKKO la në fuqi sekuestron e celularit, GJL prish vendimin për Arbër Veliajn

Vendimi u dha nga treshja e gjyqtarëve: Albana Boksi, Medi Bici dhe Sokol Binaj, të cilët pas seancës të zhvilluar në dhomë këshillimi, vendosën të rikthejnë çështjen në Apel për rigjykim.

k.m.
GJKKO la në fuqi sekuestron e celularit, GJL prish vendimin për
Foto ilustruese

TIRANË- Gjykata e Lartë prishi vendimin e Apelit të Gjykatës së Posaçëm kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për vëllain e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës Erion Veliaj, Arbër Veliaj. Ky i fundit kundërshtoi sekuestrimin e materialeve nga ana e Byrosë Kombëtare të Hetimit, por edhe kontrollet e ushtruara nga agjentët në banesën e tij dhjetorin e 2024.

Vendimi u dha nga treshja e gjyqtarëve: Albana Boksi, Medi Bici dhe Sokol Binaj, të cilët pas seancës të zhvilluar në dhomë këshillimi, vendosën të rikthejnë çështjen në Apel për rigjykim. Por me të njëjtën trupë gjykuese. Kështu, gjyqtari Engert Pëllumbi, do të marrë edhe njëherë në shqyrtim ankimin e Arbër Veliajt, i cili kundërshtoi vendimin e GJKKO për sekuestrimin e materialeve në banesën dhe zyrën e tij si dhe për kontrollet e ushtruara në kohën kur ai ishte jashtë vendit.

Më 6 dhjetor, teksa kryebashkiaku ndodhej për një vizitë zyrtare 2 ditore në Hamburg, Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit u paraqitën në banesën e Veliajt për të sekuestruar celularin e bashkëshortes së tij Ajola Xoxa. Urdhëri u dha nga prokurori i SPAK, Olsi Dado. Më pas, së bashku me vetë Xoxën shkuan edhe në galerinë e saj, “Harabel”, për të ushtruar kontroll.

Disa muaj më vonë, më 10 Shkurt, Erion Veliaj u vendos në pranga. Që prej asaj dite, Veliaj është mbajtur në qelinë e paraburgimit me kërkesë të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pasi mbi të rëndojnë disa vepra penale. SPAK e akuzon Veliajn se bashkë me të shoqen ka krijuar një skemë përfitimi ryshfetesh për pasurim personal përmes një numri organizatash OJF. Kështu kanë përfituar së paku 1.1 milionë euro në 9 raste.

Veliaj akuzohet se ka përfituar 3 vila në Qerret, ndërsa Xoxa akuzohet se ka shpenzuar rreth 890 mijë euro në blerje veshjesh dhe bizhush online. Veliaj është lënë në masën "arrest me burg", ndërsa Xoxa në "detyrim paraqitje", ndërsa për 6 biznesmenët që dyshohen se kanë bashkëpunuar me Veliajn janë lënë në "arrest shtëpie" dhe "detyrim paraqitje."/ZËRI

Poll

MOS HUMB