Aktualitet

Rrëmbimi i 29-vjeçares në Tiranë/ U njoh me djalin nga Lushnja në rrjete sociale, vajza s’pranoi t'i shkonte në shtëpi

Banorët e zonës kanë njoftuar autoritetet që kanë vënë në pranga të riun.

F.m
Rrëmbimi i 29-vjeçares në Tiranë/ U njoh me djalin nga
I arrestuari

TIRANË- Një 29-vjeçar është vënë në pranga pasi kishte marrë me forcë në Astir një vajzë dhe e ka mbajtur disa orë në automjetin e tij, duke e kanosur. Banorët e zonës kanë njoftuar autoritetet që kanë vënë në pranga të riun Jurgen Shima. Gjatë kontrollit në automjetin e 29-vjeçarit është gjetur dhe një sasi kokaine. E reja është liruar.

Autori i pengmarrjes, Jurgen Shima ishte njohur me 29 vjeçaren në rrjetet sociale dhe e kishin lënë për t’u takuar. Të dy ishin takuar në Tiranë, e konsumuan darkë dhe ai e ftoi për në shtëpinë e tij, por 29-vjeçarja nuk pranoi. Edhe pse ajo e kundërshtoi, i riu tentoi që ta çonte në Lushnje me mjetin e tij, vajza ka tentuar disa herë të hidhet nga makina dhe ai e ka qëlluar me shpullë.

Kur vajza e ka refuzuar ashpër, ai e ka kthyer në Tiranë dhe e ka lënë jashtë banesës. Sapo ka zbritur nga mjeti, e reja ka njoftuar Policinë.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë:

I hoqi lirinë për disa orë një 29-vjeçareje dhe e kanosi atë, për motive të dobëta, vihet në pranga 29-vjeçari. Sekuestrohet një sasi kokaine që u gjet në automjetin e 29-vjeçarit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas marrjes së njoftimit se në Astir, një shtetase ishte marrë me forcë në automjet, kanë organizuar menjëherë punën për lokalizimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat i ndërhyrjes në kohë dhe i veprimeve të shpejta policore, u lokalizua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi: J. Sh., 29 vjeç, banues në Lushnjë. Nga veprimet hetimore dyshohet se dje, ky shtetas, ka marrë me forcë në Astir, një 29-vjeçare dhe e ka mbajtur disa orë në automjetin e tij, duke e kanosur. Gjatë kontrollit në automjetin e 29-vjeçarit, u gjet një sasi kokaine, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB