Aktualitet

Gjykata e Lartë nuk i ndryshon masën e sigurisë, Jamarbër Malltezi mbetet në "arrest shtëpie"

Momentalisht ai ndodhet në arrest shtëpiak pasi është marrë si ‘i pandehur’ nga SPAK në lidhje me dosjen ‘Partizani’.

M.M
Gjykata e Lartë nuk i ndryshon masën e sigurisë, Jamarbër
Jamarber Malltezi

TIRANË- Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Jamarbër Malltezit për ndryshim të masës së sigurisë duke e lënë dhëndrin e ish-kryeministrit Sali Berisha në "arrest shtëpie". Momentalisht, ai është marrë si ‘i pandehur’ nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Orhanizuar në lidhje me dosjen ‘Partizani’. Avokatët e Malltezit i ishin drejtuar me kërkesë Gjykatës së Lartë për të prishur vendimin e Apelit të Posaçëm pasi hetimet ishiin përfunduar dhe klientit të tyre i ishte komunikuar akuza, por trupa gjykyuese vendosi mospranimin e rekursit.

Malltezi e konsideron proces politik arrestimin e tij dhe të Berishës, ndërkohë që prej muajsh të dyve atyre u janë mohuar kërkesat për një masë më të butë sigurie.

Ndaj Malltezit, rëndojnë akuzat e “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë ose të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale” që lidhjen me privatizimin e ish-klubit Sportiv Partizani. Ndërkohë që ish-kryeministri Sali Berisha akuzohet për veprën penale të korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë./ ZËRI

Poll

MOS HUMB