Aktualitet

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-gjyqtares Pajtime Fetahu

Fetahu u la në “arrest shtëpie” lidhur me dosjen “Plumbi i Artë 2” nën akuzën e korrupsionit si bashkëpunëtore e eksponentëve kriminal

F.I
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-gjyqtares Pajtime Fetahu
Pajtime Fetahu

TIRANË-Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga ish gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu lidhur me vendimin e Apelit të Posaçëm Antikorrupsion, për masën e parë të vendosur ndaj saj, atë të  “arrest në shtëpi”. Vendimi u mor nga trupa e gjykimit e përbërë nga ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni.

Fetahu u la në “arrest shtëpie” lidhur me dosjen “Plumbi i Artë 2” nën akuzën e korrupsionit si bashkëpunëtore e eksponentëve kriminale, ndërkohë që mbahet në masën e sigurisë “arrest në burg” për një tjetër dosje.

Masa e arrestit në shtëpi u vendos për Fetahun, pas dyshimeve të SPAK se ajo është korruptuar nga vëllezërit Franc e Hajdar Çopja, të dyshuar si anëtarë të një grupi kriminal të përfshirë në ngjarje të rënda, përfshi masakrën e Bradasheshit ku u vranë tre persona ne 2018-en, por edhe në trafikun e drogës./ZËRI

Poll

MOS HUMB