Aktualitet

Gjykata e Lartë shtyn vendimin mbi rekursin e Veliajt dhe Xoxës

Sipas njoftimit në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë, një nga tre gjyqtarët e caktuar për shqyrtimin e çështjes ka kërkuar të tërhiqet për shkaqe papajtueshmërie.

k.m.
Gjykata e Lartë shtyn vendimin mbi rekursin e Veliajt dhe Xoxës
Ajola Xoxa dhe Erion Veliaj

TIRANË- Gjykata e Lartë ka vendosur të shtyjë shqyrtimin e rekursit të paraqitur nga vëllai i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Arbër Veliaj dhe bashkëshortja e socialistit,Ajola Xoxa. Si Xoxa dhe Veliaj, të cilët kundërshtojnë kontrollet e kryera në banesat dhe bizneset e tyre më 6 dhjetor të vitit të kaluar.

Sipas njoftimit në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë, një nga tre gjyqtarët e caktuar për shqyrtimin e çështjes ka kërkuar të tërhiqet për shkaqe papajtueshmërie. Seanca ishte planifikuar më 6 mars, por u shty për një datë tjetër. Po ashtu, ndërkohë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, do të paraqitet më 11 mars para Apelit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Veliaj do të kërkojë një masë më të butë sigurie nga ajo e "arrestit me burg".

Në Apel, çështja e tij do të shqyrtohet nga gjyqtari Engert Pëllumbi, ndërsa vendimi në shkallën e parë u dha nga gjyqtari Erjon Bani. 

Më 6 dhjetor, teksa kryebashkiaku ndodhej për një vizitë zyrtare 2 ditore në Hamburg, Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit u paraqitën në banesën e Veliajt për të sekuestruar celularin e bashkëshortes së tij Ajola Xoxa. Urdhëri u dha nga hetuesi i SPAK, Olsi Dado. Më pas, së bashku me vetë Xoxën shkuan edhe në galerinë e saj, “Harabel”, për të ushtruar kontroll.

Disa javë më vonë, më 10 shkurt, Veliaj u vendos në pranga dhe aktualisht ndodhet në paraburgimin e burgut të Durrësit. SPAK e akuzon Veliajn se bashkë me të shoqen ka krijuar një skemë përfitimi ryshfetesh për pasurim personal përmes një numri organizatash OJF. Kështu kanë përfituar së paku 1.1 milionë euro në 9 raste. Veliaj akuzohet se ka përfituar 3 vila në një fshat turistik në Qerret ndërsa Xoxa akuzohet se ka shpenzuar rreth 890 mijë euro në blerje veshjesh dhe bizhush online./ZËRI

Poll

MOS HUMB