Aktualitet

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Begajt, mbetet në fuqi pezullimi i zgjedhjeve në Tiranë

Trupa gjykuese rrëzoi kërkesën për shpalljen e moskompetencës nga ana e Presidencës

E.K
Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Begajt, mbetet në fuqi
HOLTA ZACAJ

TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar pretendimet e presidencës, për të mos pezulluar dekretin për zgjedhjet e pjesshme lokale në Tiranë.

9 gjyqtarët kushtetues, u tërhoqën pak minuta më parë për vendim, pas kërkesës së Presidencës për të shpallur moskompetencë për dekretin e Bajram Begajt. Edhe përfaqësuesit ligjorë të Këshillit të Ministrave ishin pro kërkesës me argumentin se Kushtetuesja ka bllokuar zgjedhjet në Tiranë.

Sipas tyre, kjo kërkesë është në kompetencë të Gjykatës Administrative të Tiranës, ndërkohë që sipas mbrojtësve të Veliajt, pezullimi i dekretit është në targetin e Gjykatës Kushtetuese.

Përfaqësuesit ligjorë të Erion Veliajt janë: Ermal Yzeiral dhe Alban Dokushi.

Përfaqësuesit ligjorë të Kryeministrisë janë: Erald Jonuzaj, Vangjel Duni, Irma Qosja.

Përfaqësuesit ligjorë të Presidencës janë: Eriola Shija, Ilir Rusmajli.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB