Aktualitet

Behgjet Pacolli 3 orë në Prokurori: Do veproj sipas drejtësisë, Aeroporti i Vlorës do të jetë më i bukuri

Pas daljes nga ambjentet e Prokurorisë, Pacolli u shpreh se e ka lënë çështjen “në dorë të drejtësisë”

F.I
Behgjet Pacolli 3 orë në Prokurori: Do veproj sipas
Behgjet Pacolli

TIRANË- Biznesmeni nga Kosova Behgjet Pacolli është paraqitur sot në Prokurorinë e Tiranës. Para tre ditësh u raportua se ndaj Pacollit ishte lëshuar një fletë-thirje, për t’u paraqitur dhe pyetur si person që ka dijeni për rrethanat e konfliktit të aksionerëve të “Vlora International Airport – VIA”. Pacolli, i cili rezulton të ketë 98 për qind të aksioneve të aeroportit ndërkombëtar të Vlorës qëndroi për më shumë se tre orë në Prokurori.

Pas daljes nga ambjentet e Prokurorisë, Pacolli u shpreh se e ka lënë çështjen “në dorë të drejtësisë” dhe theksoi se beson tek vendimet gjyqësore, sipas të cilave theksoi se do të veprojë në vijim.

Behgjet Pacolli: Besoj shumë në drejtësi dhe vendimet e gjyqësorit, do të veprojë në bazë të vemndimit të gjyqësorit. Aeroporti do të bëhet, do të jetë më i bukuri.

Behgjet Pacolli i cili rezulton të ketë 98 për qind të aksioneve të aeroportit ndërkombëtar të Vlorës dhe vëllai i tij paraqitën një kallëzim në Prokurorinë e Tiranës, ku ndaj aksionerit në minorancë me 2 për qind të aksioneve në “Vlora International Airport – VIA”, Valdon Ademi, noteres ku është nënshkruar kontrata Valbona Selimi dhe ish-administratorit të kompanisë, Valon Lluka.

Në kallëzimin penal Emin Pacolli akuzon ish-administratorin Valon Lluka, noteren Valbona Selimi dhe aksionerin në minorancë Valdon Ademi, se kanë kryer veprime mashtrimi dhe falsifikim të dokumentave me qëllim rrëmbimin e 47 për qind të aksioneve. Pacollët pretendojnë se nuk e njohin dhe nuk janë paraqitur ndonjëherë tek noterja Valbona Selimi, duke e akuzuar këtë të fundit se ka falsifikuar deklaratën noteriale, pasi ka nënshkruar dhe legjitimuar një akt noterial pa qënë prezent palët.

Ndërkohë për të njëjtin fakt por duke ngritur pretendime të ndryshme ka bërë kallëzim dhe Valdon Ademi. Ky i fundit është marë në pyetje në prokurori, dhe pas tij kanë shkuar dhe dëshmuar Emin Pacolli, Valon Lluka, Valbona Selimi, Nelson Çela dhe disa persona të tjerë. Palët akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjeve dhe tentativë për përvetësim të padrejtë të aksioneve.

49 për qind e aksioneve 'përplasi' Valon Ademi dhe Behgjet Pacollin

Një konflikt tashmë i bërë publik ka nisur prej dy javësh mes biznesmenit Valon Ademi dhe Behgjet Pacollit për kontrollin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës. Gjithçka rrotullohet rreth shitjes së 49 për qind të aksioneve. Dy biznesmenët akuzojnë njëri-tjetrin për shkelje të marrëveshjeve dhe tentativë për përvetësim të padrejtë të aksioneve në kompaninë “Vlora International Airport – VIA” SH.P.K., që po ndërton aeroportin strategjik në jug të vendit.

Sipas Valon Ademit, kompania e tij “2A Group” është lënë jashtë vendimmarrjes, ndonëse ka kontribuar me investime të mëdha në projekt. Ai e ka akuzuar publikisht Pacollin dhe kompaninë e tij “Mabco Construction SA” për “mashtrim dhe manipulim të të drejtave të ortakëve”, duke kërkuar ndërhyrjen e institucioneve për të garantuar transparencë dhe respektim të kontratave të nënshkruara.

Në anën tjetër, Behgjet Pacolli dhe përfaqësuesit e “Mabco Construction SA”, që zotëron shumicën dërrmuese të aksioneve të “VIA”-s, kanë mohuar akuzat, duke deklaruar se çdo veprim është kryer në përputhje me ligjin dhe me marrëveshjet e regjistruara në qendrat përkatëse./ZËRI

Poll

MOS HUMB