Aktualitet

Gjyqi ndaj Kristian Shkrelit/ Rrëfehen 4 dëshmitarë, SPAK i kundërshton: Ndryshuan dëshmitë për votat

Mësohet se sot kanë dëshmuar 4 dëshmitarë, dëshmitë e dy prej të cilëve janë rrëzuar nga SPAK me pretendimin se janë të kundërta me deklarata që këto persona kanë bërë gjatë fazës së hetimit, në Byronë Kombetare të Hetimit.

zh.ll

Gjyqi ndaj Kristian Shkrelit/ Rrëfehen 4 dëshmitarë, SPAK i

TIRANË- Këtë të enjte është zhvilluar seanca e radhës ndaj kreut të Bashkisë së Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, ndaj të cilit SPAK ka ngritur akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje, ku është vijuar me pyetjen e dëshmitarëve të thirrur në këtë proces.

Mësohet se sot kanë dëshmuar 4 dëshmitarë, dëshmitë e dy prej të cilëve janë rrëzuar nga SPAK me pretendimin se janë të kundërta me deklarata që këto persona kanë bërë gjatë fazës së hetimit, në Byronë Kombetare të Hetimit.

Një nga dëshmitarët, Dod Martini, deklaroi se nuk ka biseduar me Shkrelin për çështje votash apo mbështetje politike, por organi i akuzës pretendoi të kundërtën. Nga ana tjetër, prokurori i çështjes ka cituar një deklarim të mëparshëm të dëshmitarit që rrëzon dëshminë e sotme.

Dod Martini: Banoj në fshatin Stajke. 20 vite kemi qenë pa drita. Është bërë një investim, po unë kam qenë në Itali që në Qershor 2025 dhe jam kthyer tani. Kristian Shkreli e di që është kryetar bashkie. Jemi ankuar për dritat para dy vitesh te Kristiani. Jemi ankuar te bashkia me vëllain, Kolën dhe me disa persona ta tjera. Kemi shkuar edhe në zyra ta tjera, por nuk kemi gjetur zgjidhje. Gjatë takimit nuk kemi biseduar për vota as për mbështetje politike.

Megjithathë, kjo dëshmi e tij është rrëzuar nga Prokuroria e Posaçme. SPAK ngriti disa pyetje ndaj tij, përmes të cilave pretendoi se dëshmitari nuk po rrëfen të vërtetën, pasi gjatë marrjes në pyetje në kohën kur janë kryer hetimet ka dhënë deklarime të tjera nga sa thotë në gjykatë.

"Gjatë takimit kryetari na kërkoi mbështetjen për PSN-në, pas takimit vendosi shtyllat elektrike", citoi prokurori Prençi nga dëshmia e Martinit dhënë në SPAK më herët.

Edhe për dëshmitarin tjetër, Izmir Mucaku, SPAK, kundërshtoi deklaratat me pretendimin se janë të ndryshme me ato të fazës se hetimit.

Dëshmitari tjetër që u paraqit ishte Frrok Marku. Ky i fundit ka pohuar në dëshminë e tij se me Shkrelin nuk ka folur as për mbështetje e as për të votuar. Ai deklaroi se investimi për energjinë elektrike në zonën e Stajkës është realizuar nga OSHEE dhe nuk ka lidhje me bashkinë.

Frrok Marku: Unë punoj në OSHEE në Vau Dejës. Në Stajkë është bërë një remont na ka njoftuar shefi i ekipit të OSHEE. Ka ardhur baza materiale dhe kemi bërë montimin e bazës materiale. Investimi është bërë para zgjedhjeve. Gjithë kohës, ajo zonë ka qenë pa drita. Unë kam punuar aty. Afërsisht kemi punuar rreth 3 ditë. Unë punoj në OSHEE që në vitin 2002 dhe kjo zonë ka vite që është në këtë gjendje. Ne kemi punuar me mjetet shtetërore. Di që ka punuar një fadromë. Asnjëherë nuk më ka marrë në telefon Kristian Shkreli për të mbështetur as për të votuar. Investimi s’ka lidhje me Bashkinë.

Gjykata e Posacme pasi dëgjoi palët, vendosi që të thërrasë 4 dëshmitar të tjerë në datën 27 prill, ora 13:00.

Hetimet e SPAK kanë nisur më 20 mars, mbi një muaj para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025. Në muajin maj të vitit 2025, në prag të zgjedhjeve të 11 majit, Shkrelit ju sekuestrua telefoni celular ndërsa iu ushtrua edhe kontroll. Shkreli është i dyshuar për veprën penale të korrupsionit zgjedhor, pasi dyshohet se bleu vota për PSD-në e Tom Doshit. Së bashku me Shkrelin te dyshuar janë edhe 3 persona të tjerë, që dyshohet se janë përfshirë në veprimtarinë kriminale të shitblerjes së votës në qarkun e Shkodrës.

Kryebashkiaku socialist ishte në shënjestër të kritikave të Kryeministrit Rama. Para sekuestrimit të celularit, gjatë një takimi elektoral të zhvilluar në Shkodër, ZËRI kapi momentin kur kryeministri Edi Rama ka ‘kritikuar’ nën zë kryebashkiakun e Vaut të Dejës, Kristian Shkreli. Në momentin që kishte hequr mikrofonin nga dora dhe po largohej, Rama u ndal pak sekonda përballë Shkrelit dhe i tha: "Kristian mos më luaj me dy porta Kristian! Mos më luaj me dy porta!"/ZËRI

Poll

MOS HUMB