Aktualitet

Goditet tjetër 'Call Center' në Tiranë, 4 organizatorët kapen në flagrancë

Konkretisht në pranga janë vendosur Ernest Kurti, Amanti Jeshili, Eljo Dyrmishi dhe Marjo Myftari, ndërsa 49 punonjës të cilë po ashtu ndodheshin në ambjentet e call centerit gjatë aksionit janë vendosur nën hetim.

F.I
Goditet tjetër 'Call Center' në Tiranë, 4
pamje nga call center

TIRANË-Një tjetër pikë Call Ceneter është zbuluar në Tiranë, ku kryhej mashtrim kompjuterik. Call Centeri ndodhej në katin e dytë të një objekti në bulevardin “Gjergj Fishta”, ku forcat e Policisë 'mësynë' dhe arrestuan në flagrancë 4 organizatërt dhe drejtuesit e skemës së mashtrimit.

Konkretisht në pranga janë vendosur Ernest Kurti, Amanti Jeshili, Eljo Dyrmishi dhe Marjo Myftari, ndërsa 49 punonjës të cilë po ashtu ndodheshin në ambjentet e call centerit gjatë aksionit janë vendosur nën hetim. Ndërkohë në ambientet ku kryhej mashtrimi u sekuestruan 94 kompjuterë, 11 celularë, 2 iPad dhe materiale të tjera me interes hetimor.

Njoftimi i policisë:

Zbulohet një call center në bulevardin “Gjergj Fishta”, ku kryhej mashtrim kompjuterik.

Arrestohen në flagrancë 4 organizatorë dhe drejtues të kësaj veprimtarie.

Procedohen penalisht 49 punonjës, të cilët që u kapën në flagrancë, në këtë ambient.

Sekuestrohen 107 pajisje nëpërmjet të cilave kryhej mashtrimi, si dhe materiale të tjera që do t’i shërbejnë hetimit.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, se kati i dytë i një objekti në bulevardin “Gjergj Fishta”, ishte call center ku kryhej mashtrim kompjuterik, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike të DVP Tiranë, finalizuan në drejtimin e Prokurorisë, operacionin e koduar “Hold on”.

Në kuadër të operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit E. K., 28 vjeç, A. J., 21 vjeç, E. D., 21 vjeç dhe M. M., 19 vjeç, të cilët dyshohet se administronin këtë veprimtari dhe/ose drejtonin grupet e punonjësve.

Gjithashtu, në ambientet e objektit, u kapën në flagrancë, gjatë punës, 49 shtetas, për të cilët nisi procedimi në gjendje të lirë.

Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan nga ambienti i përshtatur me dhjetëra poste pune, 94 kompjuterë, 11 celularë, 2 iPad dhe materiale të tjera me interes hetimor.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB