Aktualitet

"Pse bëni zhurmë", 34-vjeçari godet me thikë komshinjtë e tij

Në pranga ka rënë Kristjan Thaçi.

I.F
"Pse bëni zhurmë", 34-vjeçari godet me thikë
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË- Pasditën e kësaj të mërkure një 34-vjeçar ka goditur me thikë dhe me sende të forta dy komshinjtë e tij. Sipas Policisë, babë e bir ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autori është arrestuar. Në pranga ka rënë Kristjan Thaçi. Ndërsa dyshohet se sherri mes komshinjve ka nisur pasi autori është ankuar se dy komshinjtë e tij po bënin zhurmë në pallat.

Sherri mes tyre ka nisur në katin e pestë, ndërsa të plagosur mbetën Arben dhe Marjo Miha, 60 dhe 21 vjeç, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

"Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, për një plagosje me mjet prerës dhe me sende të forta të dy shtetasve A.N dhe M.N, ju informojmë se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Tiranë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, kapën dhe arrestuan autorin e dyshuar, shtetasin K.Th, 34 vjeç, për veprën penale "Plagosje e rëndë me dashje”.

Vijojnë kontrollet për gjetjen dhe sekuestrimin e mjeteve të përdorura nga autori i ngjarjes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme", njofton policia. /ZËRI

Poll

MOS HUMB