Aktualitet

Nga djegia me cigare e Xhisiela Malokut, te droga, kush është Rexhep Rraja, djali problematik i ish-deputetit socialist

Kush është Rexhep Rraja, i arrestuar me urdhër të SPAK, historia e gjatë e përfshirjes së djalit të ish-deputetit në krim

E.K
Nga djegia me cigare e Xhisiela Malokut, te droga, kush është Rexhep
arrestimi i rexhep rrajes ne 2018

TIRANË- Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, është vënë në pranga në orët e para të mëngjesit të sotëm me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, pasi dyshohet si anëtar i një grupi kriminal që operonte në fushën e lëndëve narkotike.

Rraja ka rënë në pranga së bashku me 5 persona të tjerë, disa prej tyre të afërm të tij, ndërsa kjo nuk është hera e parë që djali i ish-deputetit socialist përfshihet në ngjarje kriminale. Ai është i njohur për historinë me të dashurën e tij Xhisiela Maloku, të cilën e ka dhunuar dhe djegur me cigare, ngjarje e ndodhur kjo në vitin 2018.

Rraja u arrestua në Shtator të atij viti, me akuzën e dhunës dhe përndjekjes, dy ditë pasi në trupin e të resë ishin konstatuar shenja dhune dhe djegie. Një tjetër ngjarje ku u përfshi Rexhep Rraja, ishte dhe dhunimi masiv që ndodhi në zonën e Borizanës, ku ai së bashku me anëtarë të tjerë të fisit, rrahën me shkopa bejsbolli në ambientet e një lokali kushërinjtë Bilbil dhe Jashar Maja.

Ndaj Rexhep Rrajës asokohe u lëshua masa e sigurisë e arrestit me burg në mungesë. Ngjarja e rëndë ku u përfshinë dhevëllezërit e ish-deputetit, detyroi asokohe Rrahman Rrajën që të hiqte dorë nga mandati i deputetit, ndërsa i gjithë zinxhirin drejtues i Policisë së Krujës u shkarkua.

Dhuna e ushtruar nga anëtarët e fisit Rraja u dënua asokohe dhe nga ministri i brendshëm Bledi Çuçi, i cili e cilësoi ngjarjen të papranueshme, ndërsa Rraja u detyrua të kërkonte ndjesë në emër të familjarëve të tij, një pjesë e të cilëve i shpëtuan policisë, e më pas morën masa të zbutura edhe nga Prokuroria.

Por megjithë implikimet e shumta, të vëllezërve dhe nipërve Rraja, ata kanë mundur që të ngrejnë një ‘perandori’ edhe në fushën e trafikut të drogës, derisa tashmë një pjesë e tyre kanë rënë në rrjetën e Prokurorisë së Posaçme./ZËRI 

Poll

MOS HUMB