Aktualitet

Grabitet me armë exchange te zona e ‘5 Majit’, autori në arrati

Autori ka marrë një sasi të konsiderueshme parash.

F.I
Grabitet me armë exchange te zona e ‘5 Majit’, autori në
pamje nga autori dhe vendngjarja

TIRANË-Një grabitje nën kërcënimin e armës raportohet të ketë ketë ndodhur në Tiranë. Një person ende i paidentifikuar ka hyrë brenda pikës rreth orër 9 të mëngjesit, e cila ndodhet në një qendër tregtare dhe duke kërcënuar me armë, ka marrë një shumë parash dhe është larguar. Nuk dihet ende vlera e shumës që ka marrë, ndërsa Policia ndodhet në vendngjarje.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 09:10, në rrugën “5 Maji”, një shtetas ende i paidentifikuar, nën kërcënimin e një sendi në dukje armë zjarri (pistoletë), ka vjedhur një shumë parash në një pikë këmbimi valutor brenda një qendre tregtare dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, kanë bërë rrethimin e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në akset rrugore përreth.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën dhe po vijojnë kontrollet me qëllim kapjen e autorit.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Poll

MOS HUMB