Aktualitet

Greva bllokon doganën greke të Mavromatit: Të hënën, ndalohet për 4 orë kalimi i automjeteve

Gjatë këtij intervali nuk do të lejohet kalimi i automjeteve në të dy drejtimet.

M.K.
Greva bllokon doganën greke të Mavromatit: Të hënën,
FOTO ILUSTRUESE

SARANDË– Policia Kufitare e Sarandës ka njoftuar qytetarët se të hënën, më 27 korrik 2026, në doganën greke të Mavromatit do të zhvillohet një grevë, e cila do të ndikojë në qarkullimin përmes Pikës së Kalimit Kufitar. Sipas njoftimit zyrtar, greva do të nisë në orën 05:00 dhe do të përfundojë në orën 09:00 të mëngjesit. Gjatë këtij intervali nuk do të lejohet kalimi i automjeteve në të dy drejtimet.

Autoritetet bëjnë me dije se vetëm këmbësorët do të lejohen të kalojnë kufirin, ndërsa drejtuesit e mjeteve këshillohen të planifikojnë lëvizjet e tyre duke marrë parasysh këtë kufizim, për të shmangur pritjet dhe vonesat.

Policia Kufitare u bën apel udhëtarëve të informohen paraprakisht dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve gjatë zhvillimit të grevës./ZËRI

Poll

MOS HUMB