Aktualitet

Hakerimi i prokurorëve të SPAK, materialet iu dërguan ish-drejtorit të burgjeve! Në rrjet edhe nipi i tij, sekretar në ministri

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili është paraqitur këtë të enjte, 2 tetor, në SPAK

E.K
Hakerimi i prokurorëve të SPAK, materialet iu dërguan
dritan palnikaj dhe agim ismajli

TIRANË-  Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili, është thirrur këtë të enjte nga Prokuroria e Posaçme për t’u marrë në pyetje në lidhje me hetimet mbi hakerimin e sistemit kompjuterik të prokurorëve të SPAK. Gjatë muajit prill të këtij viti, oficerët e BKH-së morën një sinjal telefonik që tregonte se dikush kishte hyrë në mënyrë të paautorizuar në rrjetin e tyre.

Ndër kompjuterët ku Arnold Rrokaj, i arrestuar për këtë ngjarje kishte akses, ishin edhe ato të prokurorëve Behar Dibra, Enkeleida Millonai dhe Elida Kaçkini. Këta tre hetues ishin mbi dosje të rëndësishme që përfshijnë raste nga krimi i organizuar deri te zyrtarët e dyshuar për korrupsion.

Nga hetimet rezultoi se autor i këtij veprimi ishte Arnold Rrokaj, i cili i kishte shpërndarë materialet e marra te Zambak Gjonaj ish-zyrtar i burgut Vlorë dhe më pas te shokët dhe të njohurit e tij. Disa nga këto materiale kanë përfunduar në celularin e ish-kreut të burgjeve, Agim Ismaili, si dhe të Dritan Palnikaj, aktualisht sekretar në Ministrinë e Arsimit. Ismaili dhe Palnikaj kanë lidhje familjare mes tyre, daje dhe nip.

Mbetet e paqartë se pse materialet sensitive u janë dërguat atyre nga Rrokaj, ndërkohë që dëshmia e dhënë sot nga Ismaili konsiderohet një sekret hetimor. Më herët edhe Palnikaj, i cili ka qenë sekretar i përgjithshëm në disa ministri, është marrë në pyetje nga prokurorët si dhe i është sekuestruar telefoni.

Ndër materialet e komprometuara ka të dhëna që lidhen me dosjen e inceneratorëve dhe hetime të tjera që përfshijnë zyrtarë të profilit të lartë dhe grupe kriminale. Ismali përvecc detyrës së kreut të burgjeve, ka drejtuar për rreth 8 muaj dhe Inspektoriatin Kombëtar të Territorit. /ZËRI

Poll

MOS HUMB