DURRËS-Detaje të reja janë zbardur nga operacioni i zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës. Në lidhje me aksionin një tjetër urdhër-arrest është lëshuar për Astrit Avdylin, kreun e bandës së “Avdylajve”, i cili ndodhet në burg. Po ashtu, urdhër-arrest i ri është dhënë dhe për nipin e tij, Aldo Avdyli. SPAK raportohet të ketë zbardhur një ngjarje kriminale, ku ekzekutori dyshohet të ketë qenë Aldo Avdylaj, ndërsa ende nuk bëhet i ditur identiteti i viktimës.
Astrit Avdylaj u arrestua të shtunën e 29 qershorit gjatë një operacioni që forcat speciale morën në vilën e tij në Shijak të Durrësit. Kreu i bandës së Shijakut ishte në kërkim me urdhër të SPAK, pasi akuzohet se ka organizuar atentate ndaj Durim Bamit me porosi të Ervis Martianjt dhe ish-deputetit Arben Ndoka.
Sipas bisedave të zbërthyera nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar 9SPAK), Avdylaj ka aktivizuar të besuarit e tij për të kryer këtë vrasje. Ai ndodhej pas hekurave bashkë me Emiljano Shullazin, kreun e bandës së Rrugës së Kavajës, në momentin që zhvillonte biseda me Ervis Martinajn, i cili rezulton i zhdukur pa gjurmë që prej 9 gushtit të vitit 2022./ZËRI