Aktualitet

Zemra e Saimir Sulës dërgohet në Belgjikë për ADN pas 5 vitesh, e motra: Mund të falsifikojnë rezultatet

Kur trupi i të riut u riatdhesua në Shqipëri, në vitin 2020 panë se i mungonte zemra

F.I
Zemra e Saimir Sulës dërgohet në Belgjikë për ADN pas 5
Saimir Sula

TIRANË-Pas pesë vitesh pritje, autoritetet shqiptare kanë dërguar në një laborator privat në Belgjikë organin e zemrës që dyshohet se i përket Saimir Sulës, i cili ndërroi jetë gjatë pandemisë së COVID-19 në një spital në Spanjë. Burime bëjnë me dije se në Bruksel kanë udhëtuar prokurorja e çështjes, një përfaqësuese e Ministrisë së Drejtësisë, si dhe motra e të ndjerit, Majlinda Sula, e cila ka qenë këmbëngulëse në zbardhjen e së vërtetës.

Majlinda Sula ka kërkuar që analiza e ADN-së të bëhet në mënyrë të pavarur, duke shprehur mosbesim të thellë ndaj institucioneve shqiptare. Sipas saj, vëllai i saj Saimiri humbi jetën jo për shkaqe natyrore, por për shkak të dhunës së ushtruar ndaj tij në një spital në Spanjë.

“Kam të drejtën të di nëse kjo zemër është e vëllait tim apo jo”, u shpreh ajo për mediat.

Saimir Sula, 31 vjeç, vdiq më 9 maj 2020 në Barcelonë. Ai u paraqit në Spitalin del Mar me ethe dhe në një foto ai paraqitej se kishte ethe nga Covidi. I bënë një test antigjeni, i cili doli negativ, por ai ishte ende i shtruar në spital. Të nesërmen në mëngjes, i riu shqiptar ka dashur të largohet nga spitali dhe kur e kanë penguar, ka pësuar një krizë ankthi, të cilën mjekët e kanë lidhur me skizofreninë, që i është diagnostikuar. Për ta qetësuar, i kanë dhënë një antipsikotik, por sërish gjendja e shqiptarit nuk është qetësuar. Në këtë fazë, ai pësoi arrest në frymëmarrje dhe vdiq. Familja e Saimirit nisi një fushatë për të sqaruar shkaqet e vdekjes së tij, një rrugëtim i mundimshëm tre-vjeçar, që vazhdon ende.

Kur trupi i të riut u riatdhesua në Shqipëri, në vitin 2020 panë se i mungonte zemra. Ata insistuan dhe më 27 maj 2021 iu dërgua raporti hispatologjik i organit. Datat nuk përputheshin.

Poll

MOS HUMB