
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat zyrtare rreth pjesëmarrjes në votime të qytetarëve në vend. Sipas informacioneve zyrtare në këto zgjedhje kanë votuar 42.16 përqind qytetarë. KQZ bën me dije se pjesëmarrja më e lartë e votimeve ka qenë në qarkun e Dibrës me 50.10 përqind e qytetarëve. Pas Dibrës, vjen Tirana me 48.73 përqind të qytetarëve që janë drejtuar në qendrat e votimit.

Po ashtu edhe në Kukës u shënua një përqindje e lartë votimesh me 46.18 përqind në këtë qark. Ndërsa dy qarqet me pjesëmarrjen më të ulët mbeten Shkodra edhe Vlora.

Për qarkun e Vlorës, Partia Socialiste kërkoi të zgjatej orari i votimeve për shkak të garës së Giro d’Italia, ku si pasojë u bllokuan rrugët. Por, kjo kërkesë u rrëzua nga KQZ. Sakaq, një shifër shumë e madhe e votuesve u regjistrua edhe nga diaspora shqiptare me me 79.24%./ZËRI