
TIRANË- Prej dy ditësh Shqipëria është përfshirë nga moti i keq, ku në zonat malore ka patur reshje dëbore. Shërbimi Meterologjik Ushtarak ka bërë me dije se këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme me mbizotërim të motit të vranët dhe me reshje shiu. Në Alpe dhe relievet malore në veri-verilindje-juglindje të vendit parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët dhe lokalisht deri mesatar në lartësinë mbi 600-800metër. Po ashtu, do të ketë edhe mjegull të dendur lokale/mjegullinës në orët e mëngjesit/mbrëmjes dhe në momentin e reshjeve të shiut dhe dëborës.
Por për shkak të reshjeve me intensitet të lartë ka patur probleme të qarkullimit rrugor në disa zona malore, ndaj Policia e Shtetit dhe ajo Rrugore kanë apeluar për më shumë kujdes, por edhe pajisjen me goma dëborë dhe zinxhirë.
Aktualisht në vend, këto janë zonat më të prekura nga reshjet e dëborës:
HARTA LIVE:
LIBRAZHD


Në zonat malore të Librazhdit, trashësia e dëborës ka arritur në rreth 10-15 cm, ndërsa temperaturat shkojnë -2 gradë celcius. Rrugët aktualisht janë të kalueshme, por me këtë intesitet të rënies së dëborës mund të kemi të bllokuar në aksin nacional Librazhd-Bulqizë, aksin Prrenjas-Qaf Thanë dhe disa fshatra si Steblevë, Qarrishtë, Rrajcë-Skenderbej, Stravaj etj.
KORÇË

-
Korça “zgjohet”, e mbuluar nga dëbora, zbardhet Dardha dhe Voskopoja
30 Nëntor, 09:12
Reshjet e borës kanë qenë prezente që prej orëve të para të mëngjesit, në lartësinë mbi 1300 m. Nga dëbora është zbardhur Dardha dhe Voskopoja, ku trashësia e dëborës ka arritur në 5-10 cm. Edhe në Korçë nuk ka problematika në qarkullimin e automjeteve. Grupet e punës të kontraktorëve me mjetet borëpastruese ishin në terren gjatë natës dhe vijojnë të punojnë për pastrimin e dëborës dhe kriposjen në akset rrugore Qafë-Thanë-Lin, Korçë-Ersekë (aksi i vjetër), Korçë-Voskopojë, Boboshticë-Dardhë dhe Maliq-Lozhan-Moglicë.
ELBASAN

Në Elbasan ka reshje shiu që ka shkaktuar rrëshqitje gurësh dhe dherash si pasojë e motit të keq. Për shkak të rrëshqitjes së gurëve është bllokuar rruga që lidh fshatin Probat me Elbasanin.
DIBËR

Në Dibër, reshjet e dëborës janë prezente edhe në aksin Qafë Mali-Fierzë, Bulqizë, Rrugën e Kombit dhe në lartësitë mbi 1300 metra.
- BULQIZË
Pas reshjeve të dendurave të shiut vendin ja kanë lënë reshjeve të dëborës në Bulqizës, kryesisht në zonat malore ku trashësia vijon nga 2 centimetra deri në 20 centimetra në zonat e thella. Edhe në këtë zonë nuk ka probleme me qarkullimin e mjeteve. Më shumë kujdes kërkohet për rrugët që të çojnë për tek minierat e zonës Martanesh dhe Tërnovë.
KUKëS-TROPOJE

Dëbora ka zbardhur Kukësin dhe Tropojën. Si pasojë e reshjeve në rrugë ka gurë dhe inerte. I gjithë Qarku i Kukësit furnizohet normalisht me energji elektrike, përveç nj. Adm. Llugaj bashkia Tropojë, fshati Vlahen, nj. adm. Golaj dhe fshatrat Pogaj e Kishaj.

Në Shkodër, në akset e Hani Hotit-Tamarë, Vermosh dhe Bogë-Theth për shkak të uljes së temperaturave dhe prezencës së ngricave në rrugë është bërë kriposja e tyre. Temperatura të ulëta dhe dëborë kanë përfshirë edhe Mirditën./ZËRI