KORÇË- Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë e tre vajzave të mitura në Korçë, të cilat përfunduan në spital pasi konsumuan disa karamele. Mësohet se tre të miturat, të moshave 10, 7 dhe 3 vjeç kanë konsumuar karamele që dyshohet se kanë përmbajtje të esencës së kanabisit. Ndërkohë, sipas bluve, referuar dëshmisë së familjarëve, karamelet i kanë gjetur në rrugë, pranë një koshi mbeturinash. Vajza 3-vjeçare është në gjendje të rëndë shëndetësore, e cila në këto momente po intubohet. Dy vajzat e tjera e kanë kaluar rrezikun për jetën dhe ndodhen në gjendje të stabilizuar, nën kujdesin e mjekëve në Pediatri.
Njoftimi:
Korçë/Informacion paraprak
Rreth orës 18:15, në Pediatrinë e Spitalit të Korçës janë dërguar nga familjarët për të marrë ndihmë mjekësore 3 fëmijë, të moshave 3, 7 dhe 10 vjeç.
Sipas deklarimeve të familjarëve, dyshohet se fëmijët kanë konsumuar disa karamele, të cilat i kanë gjetur në rrugë, pranë një koshi mbeturinash.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në Korçë, në lagjen nr.10. Ka qenë babai i 3 vajzave 3, 7, 10 vjeç i ka gjetur fëmijët në afërsi të një kazani mbeturinash dhe i ka çuar në spita Pas deklarimeve të babit se fëmijët kanë konsumuar karmele në mbeturina policia ka filluar hetimet, ndërsa po pyeten të gjithë familjarët dhe të afërmit e të miturave./ZËRI