Aktualitet

Helmuan fëmijët në kopësht, zbulohet kompania që dërgoi vezët me salmonelë (ANALIZAT)

Megjithatë, origjina e këtyre vezëve nuk dihet, por analizat e kryera e ISUV tregojnë se kanë prezencë të bakterit Salmonella spp.

F.m
Helmuan fëmijët në kopësht, zbulohet kompania që
Foto Ilustruese

TIRANË- Kompania “Xhenis” Sh.p.k është vendi nga ku kanë dalë vezët me salmonelë dhe kanë përfunduar në pjatat e fëmijëve që frekuentonin kopshtin publik nr.1 në Gramsh, e për pasojë u helmuan.

Megjithatë, origjina e këtyre vezëve nuk dihet, por analizat e kryera e ISUV tregojnë se kanë prezencë të bakterit Salmonella spp.

Helmuan fëmijët në kopësht, zbulohet kompania që
Analiza

ZËRI ka raportuar më herët se kompania që furnizon kopshtin në fjalë me ushqime është “Nelsa Sh.p.k.”, e zotëruar nga Elsa Kamberi Balla, kompani që siç duket ka dështuar në hallkën më të rëndësishme të punës së saj, sigurinë.

Si përfunduan këto vezë në një kopësht fëmijësh?

A u janë nënshtruar ndonjë analize përpara se të dërgoheshin në kopësht?

Nëse po, kush vendosi që gjithsesi këto vezë duheshin konsumuar nga fëmijët?

Helmimi i fëmijëve u raportua katër ditë me vonesë. Fëmijët ishin paraqitur me të vjella, diarre, temperaturë dhe ethe në spitalin e Gramshit, por vetëm katër ditë më vonë, ky lajm pa dritën e publikimit.

Më pas, 72 fëmijë iu nënshtruan analizave dhe 17 prej tyre rezultuan të infektuar. Tashmë kopshti është mbyllur edhe fëmijët po mjekohen nën monitorimin e prindërve të tyre në banesa. AKU mori mostra të ushqimeve të ndryshme që u gjetën në kopësht, mes tyre edhe vezëve.

Nga ana tjetër, prindërit e fëmijëve kanë zhvilluar dhe një protestë, përmes të cilës kërkuan të vendoset drejtësi për fëmijët e tyre dhe që shkaktari të marrë ndëshkimin e merituar, por deri më tani nuk është marrë asnjë masë./ZËRI/

Poll

MOS HUMB