Aktualitet

Vranë notaren greke, autorët shqiptarë dalin para Gjykatës: Donim ta grabisnim, por bëri rezistencë

Ai gjithashtu ka deklaruar se ideja për grabitjen ishte e 54-vjeçarit, i cili kishte dëgjuar se 69-vjeçarja kishte shumë para dhe ia kishte sugjeruar për herë të parë disa muaj më parë.

F.I
Vranë notaren greke, autorët shqiptarë dalin para Gjykatës:
Autori shqiptar dhe noterja greke

GREQI-Detaje të reja janë zbardhur në lidhje vrasjen e noteres 69-vjeçare në Greqisë nga tre shqiptarë. Të akuzuarit babë e bir (54 dhe 20 vjeç) dhe një bashkëatdhetar i tyre, 50 vjeç kanë dalë para gjykatës. 

Sipas mediave greke 50-vjeçari ka thënë se 54-vjeçari është personi që e ka goditur për vdekje me thikë noteren, gjatë grabitjes. Ai gjithashtu ka deklaruar se ideja për grabitjen ishte e 54-vjeçarit, i cili kishte dëgjuar se 69-vjeçarja kishte shumë para dhe ia kishte sugjeruar për herë të parë disa muaj më parë.

Ertnews.gr shkruan se të dy kishin vëzhguar zonën që do të godisnin 69-vjeçaren si shënjestër një ditë para krimit, ndërsa kishin vëzhguar edhe noteren, të cilën 54-vjeçari i tha se largohej nga zyra e saj çdo natë në orën 8.

Djali i tij 21-vjeçar shkoi me makinë në vendngjarje dhe dy burrat më të moshuar babai dhe shoku i tij ishin ata që hynë në shtëpi me qëllim kryerjen e grabitjes. Ata u përpoqën ta futnin gruan me forcë në shtëpinë e saj së bashku. Ajo nisi të bërtiste, dhe 50-vjeçari i kërkoi bashkëpunëtorit të dorëzoheshin dhe të iknin, por 54-vjeçari refuzoi. Në momentin vendimtar, kur viktima vazhdonte të bërtiste dhe përpiqej të shpëtonte, ndodhi përplasja fatale. Sipas 50-vjeçarit, ai i pa të dy të përlesheshin në tokë, me 69-vjeçaren të gjakosur rëndë në dysheme, pasi ishte goditur me thikë në kofshën e majtë, plagë që çoi në hemorragji fatale.

Mariza Tertseti Papadata u gjet e pajetë pranë shtëpisë së saj në Zakynthos në muajin shkurt. Emrat e të ndaluarve nuk janë bërë publikë./ZËRI

Poll

MOS HUMB