Aktualitet

Hetimet për atentatin ndaj Ndojës ‘fundosën’ bossat e trafikut! 1 ton kokainë "shqetësoi" Dervishajn dhe 'Burrelsin'

Në dosje, zbardhen edhe pseudonimet që anëtarët e grupit përdornin në aplikacionin "SkyECC".

k.m.
Hetimet për atentatin ndaj Ndojës ‘fundosën’ bossat e
Foto ilustruese

TIRANË- Zbardhen detaje të reja nga operacioni i SPAK, gjatë të cilit u godit një grup i trafikut të drogës nga Amerika Latine në vendet e Bashkimit Europian. Sipas dosjes së siguruar nga "Report Tv", këtij grupi që trafikonte kokainë nga Amerika e Jugut drejt BE, i janë sekuestruar mbi 6 ton kokainë, me vlerë tregu 411 milionë Euro. Nga aksioni, në pranga përfundoi: Ermir Ndreaj, dy vëllezërit Artur dhe Klevis Hoxhosmani, ndërsa u lëshuar një tjetër masë sigurie për ish-ortakët e tyre Erion Alibej dhe Plaurent Dervishaj.

Në dosje, zbardhen edhe pseudonimet që anëtarët e grupit përdornin në aplikacionin "SkyECC". Të gjithë anëtarët e grupit e thërrisnin Ndreajn si ‘Cinco’, pseudonim referuar klubit të njohur të natës Cinco Cavalli që zotërohej nga ai. Ndërkohë, biznesmeni tjetër Artur Hoxhosmani, njihej me disa nofka si: "burrelsi", "lambo", "santucio" dhe "santucio new". I vëllai i tij, Klevis Hoxhosmani kishte pseudonimet "keli" dhe "Santucio brother". Ilir Lloshi, i cili është ende në kërkim, thirrej ‘Licja’, ndërsa biznesmeni tjetër po në kërkim Elidon Skëndaj njihej si "Bisha" dhe "Bisha New".

Në komunikimin e zhvilluara mes personave në hetim Artur Hoxhosmani dhe Plaurent Dervishaj, të dy të pandehurit tashmë flasin për çmimin e drogës që do dërgohej tek personi i thirrur "durrsaku". Por edhe pse i përmendnin psedonimin nuk e identifikionin me emër. Të dy, linin të kuptohej se kontakte kishin  edhe në Brazil. Në vijim diskutonin për detyrimet që i ka personi tjetër, momenti që duhej kërkuar shlyerja e detyrimeve dhe flasin për sasinë me lëndë narkotike të personit tjetër nën hetim Erion Alibej (Krymi).

Në një moment tjetër, më 28.4.2020, Artur Hoxhosmani lë të kuptohet se i është sekuestruar në Belgjikë një sasi lënde narkotike, e kamufluar në të njëjtën mënyrë, në lëndë drusore. Flasin për 4 ton me lëndë narkotike të llojit kokainë, që i është kapur pasi anijet me konteinerë janë futur në skaner. Në bisedë e sipër, Plaurent Dervishaj i tregon se në momentin që drejtuesi i kamionit ka vajtur për të tërhequr "mallin" ka dyshuar në sjelljen e punonjësve të portit, ndaj edhe ngarkesa ishte kaluar në skaner. Më pas, punonjësit e portit kanë kontrolluar mjetin e shoferit, dhe e kanë pyetur për telefonin me të cilin ka komunikuar, por më pas e kanë lënë të largohej. Megjithatë, pavarësisht "goditjes" Dervishaj i kërkonte Hoxhosmanit që të mos shqetësohej pasi do e rikuperonin humbjen. 

Artur Hoxhosmani: Mos pyt vlla, e sigurt qe jan kap

Plaurent Dervishaj: Mos u merzit vlla ske ca me bo

Artur Hoxhosmani: Po sme ka shkrujt akoma po ka kry puna dhe ajo

Plaurent Dervishaj: Jan kap 4 ton do jete aty, e futen ne skaner te gjithë anijet, 811 cop, ka shku shoferi me terheq e si ka pelyq sjellja, e ka hudh skain. I kan thon do shkojm ne skaner dhe i kan kontrollu makinen i kan thon ku ke tel tjetër. I ka thon skam tel vec ket, e kan lon shoferin me ik, besoj po e rujn. Tani besoj do e cojn ne kompani kutin e do presin do lajmoj kompania qe ka mall mren shtetin. Se as firmes nuk i kan komuniku gjo. Mos e vrit menjen tha se sjemi zero me tha. Do e rikuperojm shum shpejt tha

Po ashtu, SPAK ka zbardhur të paktën 5 episode të trafikut të kokainës, ku porositës ka qenë edhe vetë ‘bossi’ i Cincos, Ermir Ndreaj. Ky detaj është zbuluar përmes bisedave në SkyECC mes biznesmenit Ndreaj dhe Artur Hoxhosmanit, ku diskutohej për sekuestrimin e 1 ton kokainë në Belgjikë.  Në biseda, Ndreaj pranon se 809 pako nga kokaina që u sekuestrua ishin të tij.

Ermir Ndreaj: A ke dhe nr kondiner?

Artur Hoxhosmani: Po cila nga ato?

Ermir Ndreaj: Se jam 9 kuti

Artur Hoxhosmani: Të ra ndok punë prapë?

Ermir Ndreaj: Dhe mua 809 cop

Artur Hoxhosmani: Me firm

Në disa mesazhe të reja, zbulohen komunikimet e Dervishajt (i cili deri para pak kohësh ishte në Dubai) duke kontaktuar me disa persona të paidentifikuar, ku diskutohet për transportin e një sasie të madhe kokaine. Dervishaj i kërkon një bashkëpunëtori të organizojë kalimin e 188 çantave me drogë nga San Marta e Kolumbisë drejt portit të Anversës në Belgjikë. 

Bisedat në SkyECC:

PKLQG6:Nga santanarta bohet gjo
PKLQG6: Për me anvers
PKLQG6:Me canta
PKLQG6:188
PKLQG6:Është super i fort ky vlla
PKLQG6:Po qe se ja merr menja te jap kontaktin qe te sqarohemi për me mir
PKLQG6:Me punëtor mrena vlla
PKLQG6:Ok ja se do ta coj tani
PKLQG6:Me punëtor dhe sikyriti
PKLQG6:Vlla këtu rri pa merak
PKLQG6:Kto janë serioz në pun e sdu ti hum
PKLQG6:Jan shum te sakt
PKLQG6:Ktu garantoj un
PKLQG6:Ok
PKLQG6:Ja ta nis tani kontaktin
PKLQG6:Para dy javesh boni dalje 300 cop
PKLQG6:Neser coj julin ta takoj
PKLQG6:Si je po merzit pak mu kap i pun ka dy dit
PKLQG6:811 cop
PKLQG6:U bon 6 rrug rrjesht qe nuk ece cin
PKLQG6:Osh no keq spi meret vesh
PKLQG6:Ekuador
PKLQG6:Me paleta drush
PKLQG6:Po u kapen 4 ton dy dit para i futen gjith anijet ne skaner
PKLQG6:Po cdo gjo ishte ok po fat leshi
PKLQG6:Mu kap ajo qe te thash ne belgjik 811 cop
PKLQG6:Ka me shum se nji muj vlla e kisha me firm me firm
PKLQG6:Me palet druri

Hetimet për atentatin ndaj Ndojës ‘fundosën’ bossat e
Elidon Skëndaj

Për këtë dosje, janë në kërkim edhe biznesmeni Elidon Skëndaj, i cili dyshohet se fshihet në Dubai, si edhe për person tjetër i identifikuar si Ilir Lloshi. Në emër të këtij të fundit u vendos në pranga një person, që më pas u lirua nga Gjykata me pretendimin se ishte bërë një gabim. Kështu që personi i vërtetë është ende në kërkim.

I gjithë grupi i godit pas hetimeve të SPAK për atentatin e planifikuar, i cili dështoi, ndaj ish-prokurorit tashmë deputetit të Partisë Demokratike, Arjan Ndoj. Teksa hetonin zbuluan se porositësi ishte Plarent Dervishaj, por po ashtu, hulumtuan mbi kanalet e pazbuluara të trafikut të drogës./ZËRI

Poll

MOS HUMB