Aktualitet

Hetimi për Veliajn! Biznesmeni Elman Abule 3 orë e gjysmë në SPAK, shoqërohet nga efektivët

Biznesmeni po hetohet për pastrim parash në dosjen e kryebashkiakut të Tiranës.

F.I
Hetimi për Veliajn! Biznesmeni Elman Abule 3 orë e gjysmë në
Elman Abule

TIRANË-Biznesmeni Elman Abule, i cili është nën hetim në dosjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt është paraqitur sërish sot në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Abule mbërriti në ambientet e Prokurorisë së Posaçme i shoqëruar nga efektivët pasi ndodhet në masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe qëndroji për më shumë se 3 orë. I shoqëruar nga mbrojtja ligjore Romina Zano, biznesmeni dha shpjegime para SPAK, por nuk preferoi të jepte detaje për mediat.

Biznesmeni po hetohet për pastrim parash në dosjen e kryebashkiakut të Tiranës.

Elman Abule u vendos në pranga më 10 Shkurt, ditë kur u arrestua edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, pasi SPAK lëshoi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj tij. Por në seancën e datës 13 Mars ndaj biznesmenit Elman Abule, togat e zeza kanë zëvendësuar masën e sigurisë nga “arrest me burg” në 'arrest shtëpie'./ZËRI

Poll

MOS HUMB