Aktualitet

Holta Zaçaj emërohet zv.guvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë

Zaçaj disa javë më parë nisi punën si anëtare e Këshillit të Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, së bashku me Ervin Mete, Selami Xhepa dhe Jonida Prifti.

I.F
Holta Zaçaj emërohet zv.guvernatore e Parë e Bankës
Holta Zaçaj

TIRANË- Ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj është emëruar zëvendësguvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë. Vendimi u mor sot nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, me propozim të Guvernatorit Gent Sejko.

"Në mbështetje të nenit 44 të ligjit 8269/1997 'Për Bankën e Shqipërisë', i ndryshuar, me propozimin e Guvernatorit, Këshilli Mbikëqyrës zgjodhi dhe emëroi zj. Holta Zaçaj në funksionin e Zëvendësguvernatorit të Parë të Bankës së Shqipërisë", thuhet në njoftim.

Zaçaj disa javë më parë nisi punën si anëtare e Këshillit të Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, së bashku me Ervin Mete, Selami Xhepa dhe Jonida Prifti. Ndërsa në fund të viti të kaluar Zaçaj mbylli mandatin si anëtare dhe kryetare e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa në të shkuarën ka qenë pedagoge, avokat dhe drejtuese e departamentit Ligjor në Alpha Bank Albania./ZËRI

Dokumenta bashkëngjitur

Poll

MOS HUMB