Aktualitet

Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë takim të përbashkët, fokus forcimi i dialogut gjyqësor

Në fjalën e saj, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Fiona Papajorgji, theksoi se bashkëpunimi ndërmjet dy niveleve më të larta të drejtësisë është thelbësor për garantimin e sigurisë juridike dhe për krijimin e një jurisprudence më koherente.

I.F
Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë takim të përbashkët,
Pamje nga takimi

TIRANË- Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë, zhvilluan këtë të martë një takim të përbashkët, me fokus forcimin e dialogut gjyqësor dhe shmangien e divergjencave në praktikën e vendimarrjes. Në fjalën e saj, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Fiona Papajorgji, theksoi se bashkëpunimi ndërmjet dy niveleve më të larta të drejtësisë është thelbësor për garantimin e sigurisë juridike dhe për krijimin e një jurisprudence më koherente.

Sipas saj, shkëmbimi i praktikave ndihmon edhe në qartësimin e standarteve për gjykatat më të ulëta, duke rritur parashikueshmërinë në trajtimin e të drejtave themelore. Nga ana tjetër, Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, vuri theksin te nevoja për respektimin e roleve kushtetuese të secilës gjykatë, duke theëksuar se balanca institucionale ruhet pikërisht përmes ushtrimit korrekt të kompetencave.

Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë takim të përbashkët,
pamje nga takimi

Gjatë takimit, gjyqtarja Marjana Semini dhe gjyqtari Asim Vokshi referuan mbi standardin kushtetues të arsyetimit të vendimeve gjyqësore dhe parimin e sigurisë juridike, ndërsa diskutimet mes gjyqtarëve u fokusuan në shkëmbimin e përvojave dhe sfidave të praktikës. Takimi u zhvillua me mbështetjen e Këshillit të Evropës, duke synuar forcimin e cilësisë së drejtësisë dhe rritjen e besimit të publikut tek sistemi gjyqësor./ZËRI

Poll

MOS HUMB