Aktualitet

FOTO/ Humbi jetën në aksident tragjik në Gramsh, kjo është infermerja 43-vjeçare! Arretohet shoferi i kamionit

Në kamion ndodheshin 3 persona, përfshirë shoferin, një mësuese Albana Boja dhe infermierja Dëshira Hoxha, e cila mbeti viktimë. 

zh.ll
FOTO/ Humbi jetën në aksident tragjik në Gramsh, kjo
Dëshira Hoxha

GRAMSH- Shaban Kotorri, shoferi i kamionit që ra në humnerë dhe shkaktoi vdekjen e një personi, është arrestuar nga policia. 38-vjeçari po drejtonte kamionin, i cili doli nga rruga dhe përfundoi në humnerë në aksin rrugor "Gramsh-Porocan". Në kamion ndodheshin 3 persona, përfshirë shoferin, një mësuese Albana Boja dhe infermierja Dëshira Hoxha, e cila mbeti viktimë. 

FOTO/ Humbi jetën në aksident tragjik në Gramsh, kjo
Dëshira Hoxha

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Gramsh-Porocan”, si pasojë e të cilit humbi jetën shtetasja D. H., informojmë se në vijim të veprimeve procedurale, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, me pasojë vdekjen, drejtuesin e kamionit, shtetasin Sh. K., 38 vjeç, banues në Gramsh. Ky shtetas dhe pasagjerja, shtetasja A. B., 39 vjeçe, që u dëmtua nga aksidenti, vijojnë të jenë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Aksidenti tragjik ndodhi ditën e djeshme, 26 janar, ku infermierja 43-vjeçare, Dëshira Hoxha, po udhëtonte në kamion me shofer Shaban Kotorrin, i cili humbi kontrollin. Pas daljes së kamionçinës nga rruga Gramsh-Poroçan, pranë fshatit Bardhaj, mjeti ra në humnerë me thellësi 70 metra duke u rrokullisur disa herë. Policia Rrugore po vijon hetimet për shkaqet e humbjes së kontrollit të mjetit dhe aksidentit./ZËRI

Poll

MOS HUMB