TIRANË- Personi që shihni në foto është 52-vjeçari Besim Sherifi, i cili u arrestua në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë, për llogari të Maqedonisë së Veriut. Sherifi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet maqedonase, pasi akuzohet për vrasje të trefishtë në vitin 2007, ndërkohë që detaje të tjera tregojnë se ai fshihej prej 10 vitesh në Tiranë.
52-vjeçari përdorte identitetin dhe dokumentet e një shtetasi kosovar, të cilat iu sekuestruan menjëherë pas arrestimit, pasi dyshohet se janë të falsifikuara.
Arrestimi i tij u bë i mundur sot nga policia e Tiranës, pasi dy muaj më parë forcat Operacionale kishin marrë informacion në rrugë operative se një person i skeduar për vrasje fshihej në një apartament në zonën e Liqenit të Thatë. Pas kësaj, autoritetet shqiptare kanë kërkuar informacion nga ato maqedonase, nga ku u konkludua se Sherifi ishte person në kërkim ndërkombëtar.
Besmir Sherifi, i pajisur me dokumentet e nje shtetasi kosovar, ka kundërshtuar forcat operacionale të cilat ndërhynë në banesën e marrë me qira ku po qëndronte 52-vjeçari, duke mohur se ishte ai personi që po kërkonin.
"Nuk jam un personi që kërkoni. Nuk kam kryer asnjë vrasje, jam shtetas kosovar", mësohet të ketë thënë Sherifi. Megjithë, shenjat e gishtave e nxorrën zbuluar, pasi verifikuan identitetin e tij si Besmir Shferifi, person në kërkim.
Ai akuzohet për vrasje të trefishtë në vitin 2007. Bëhet fjalë për një ngjarje në fshatin Kopanica, në Shkup, ku janë vrarë 3 persona. Për të gjykata kishte caktuar arrest në burg në mungesë, që sipas legjislacionit penal në Maqenoninë e Veriut parashikon dënim me burgim të përjetshëm.
